Sëmundja e lëkurës tek gjedhet, Dermatoza Nodulare, tanimë është përhapur në të gjitha komunat e Kosovës. I prekur nga dermatoza nodulare e gjedheve të tij është edhe fermeri nga komuna e Kaçanikut, Nexhmedin Luta.
Ai i ka mbi 50 krerë lopë – katër prej tyre i kanë ngordhur për shkak të kësaj sëmundje, ndërsa katër të tjera janë të infektuara.
Sipas tij, ndihma e vetme që ka marrë nga institucionet ka qenë gropimi i katër lopëve të ngordhura.
“Mbi 500 euro kemi bërë shpenzime me veterinarin privat me të cilin jemi duke u munduar t’i shpëtojmë lopët, por ka qenë e pamundur pasi nuk kemi medikamente kundër kësaj sëmundje. Kjo sëmundje bartet nga insektet dhe është shumë vështirë ta parandalosh. Nuk kemi vaksina. Përdorim vetëm mjete parandaluese por nuk ka mundësi”, ka thënë ai për Telegrafin.
Fermeri Luta tha po ashtu se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nuk i ka ndihmuar.
“Nëse ngordh lopa, Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë vijnë të bëjnë vërtetimin e lopës së ngordhur, fotografimin, gropimin dhe asgjë tjetër. Ka shumë fermerë, gjegjësisht lopët e tyre që preken nga kjo sëmundje. I kam të punësuar tre punëtorë të fshatit dhe s’kemi çka me bo”, rrëfen fermeri nga Kaçaniku.
Ndërsa, zyrtari për informim Lamir Thaçi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet lokale (komunat), fermerët dhe praktikat veterinare të licencuara nëpër komuna për menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj situate.
Sipas tij, 200 krerë të gjedheve deri më tani kanë ngordhur, ndërsa numri i rasteve të reja të paraqitjes së Dermatozës Nodulare të Lëkurës së Kafshëve është më i madh dhe se ky numër në çdo moment mund të ndryshojë.
“Të gjitha rastet e dyshimta lajmërohen dhe kryhen të gjitha hulumtimet diagnostike. Bëhet trajtimi i fermave të prekura dhe merren të gjitha masat adekuate konform rregullave ligjore, dhe atyre profesionale. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shëndetit të Kafshëve të AUV-së i kemi të raportuara si të ngordhura afërsisht 200 krerë gjedhe”.
Thaçi tha se inspektoret e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë janë në vazhdimësi në terren duke monitoruar gjendjen.
“Ne jemi në koordinim edhe me autoritetet tjera sidomos me ato komunale ku bashkërisht kemi bërë groposjen e kafshëve të ngordhura. Ne i kemi ndërmarrë të gjitha veprimet me kohë, po ashtu ftojmë fermerët që t’iu përmbahen rekomandimeve të AUV-së dhe veterinareve të terrenit me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik”, tha zyrtari për informim nga AUV, Lamir Thaçi.
Ndonëse nuk ka dhënë detaje ai ka thënë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të gjitha gjedhet e ngordhura të fermerëve do të kompensohen.
Javë më parë ishte thënë se rreth 250 mijë krerë gjedhi në tërë vendin do të vaksinohen kundër dermatozës nodulare të lëkurës.
Për këtë Qeveria e Kosovës kishte ndarë rreth 1,1 milion euro për blerjen e këtyre vaksinave, pasi kjo sëmundje u përhap shumë shpejt duke i lënë të ngordhur shumë gjedhe.
E ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, kishte sqaruar se nga këto mjete do të kompensohen edhe fermerët, të cilëve u kanë ngordhur gjedhet.
“Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë rreth 1.1 milionë euro për parandalimin dhe luftimin e dermatozës nodulare të gjedhit. Këto mjete do të jenë të mjaftueshme për të përfunduar vaksinimin e të gjitha gjedheve në territorin e Republikës së Kosovës e po ashtu edhe kompensimin e fermerëve që kanë pësuar humbje të gjedheve nga kjo sëmundje. Unë do të vazhdojë të jem në kontakt me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në mënyrë që vaksinimi të ketë efektin e vet, e po ashtu që edhe kompensimi për fermerët që kanë pësuar, të bëhet me kohë”, kishte shkruar Krasniqi në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A