Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ishte panelist në edicionin e 10-të jubilar të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik “Toronto Global Forum”, që po i zhvillon punimet nën patronazhin e Forumit Ndërkombëtar të kontinentit të Amerikës (IEFA).
Në forumin e titulluar “Udhëheqja në kohë të pasigurta”, para mbi 100 folësve dhe 2600 delegatëve nga mbi 400 shtete, presidenti Thaçi ka thënë se rasti i Kosovës është shumë specifik për shkak se zhvillimi i shtresës së mesme është shoqëruar me sfida të shumta.
Kreu i vendit ka folur për rrugëtimin e vështirë dhe rrethanat e pafavorshme nëpër të cilat kaloi Kosova që nga periudha e paraluftës, rindërtimit, sfidat e mëdha në procesin e shtet-ndërtimit, si dhe vështirësitë në zhvillimin ekonomik, posaçërisht në vitet e para të pavarësisë që përkuan me krizat më të mëdha në botë, thuhet në njoftimin e Presidencës, transmeton Telegrafi.
Thaçi ka thënë se përkundër sfidave, Kosova ia doli që t’i tejkalojë të gjitha këto probleme të panumërta dhe shënoi rritjen më të shpejtë ekonomike në rajonin e Ballkanit, në shkallë prej 4 për qind të rritjes mesatare të Bruto Prodhimit Vendor.
Ai ka thënë se ishte jetike që të investojmë në siguri për të siguruar investime.
“Pas luftës, strategjia jonë e parë e ekonomisë politike ishte të investojmë në siguri për të siguruar investime. Ndërkohë që shumicën e energjive dhe burimeve i kishim të orientuara në rindërtim dhe në fushën e sigurisë, ne u fokusuam edhe në reformat e ekonomisë së tregut me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, në reformat fiskale me uljen e tatimeve dhe heqjen e tyre për shtresat e varfra. Gjithashtu, u përqendruam edhe në reformat arsimore dhe edukative, me krijimin e kushteve për shkollim pa pagesë dhe libra falas, në reformat në shëndetësi dhe në rritjen e pagave për tërë sektorin publik”, ka thënë presidenti Thaçi.
Njëkohësisht me këto reforma, presidenti Thaçi ka thënë se për zbutjen e diferencimeve sociale dhe zbutjen e papunësisë janë rritur investimet edhe në përmirësimin e infrastrukturës dhe mirëqenies për banorët e zonave rurale.
“Kosova u bë prijëse në fushën e reformave dhe tani arritëm ta nënshkruajmë edhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në”, ka thënë presidenti Thaçi, duke i ftuar investitorët e pranishëm që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.
Ai ka theksuar se Kosova ka pasur një periudhë të rëndë tranzitore, por prej vitit 2008 janë shënuar hapa të mëdhenj për zhvillimin e shtresës së mesme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet