LAJMI I FUNDIT:

Daviet në takim me Kuçin: Kosova ka perspektivë të qartë evropiane

Daviet në takim me Kuçin: Kosova ka perspektivë të qartë evropiane

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi priti në takim lamtumirës ambasadoren franceze, Maryse Daviet, me rastin e përfundimit të mandatit të saj si ambasadore e Republikës Franceze në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Kuçi falënderoi ambasadoren Daviet për punën e saj të palodhshme në Kosovë gjatë mandatit të saj, për mbështetjen e vazhdueshme dhënë institucioneve të Kosovës, por edhe për mbështetjen e aktiviteteve kulturore dhe artistike që ajo dhe qeveria franceze kanë bërë në Kosovë.

Ambasadorja Daviet, gjithashtu falënderoi zëvendëskryeministrin Kuçi për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe inkurajoi atë për vazhdimin e punës, duke u shprehur që Kosova ka perspektivë të qartë evropiane.


Në takim u diskutua për rëndësinë e edukimit, kulturës, sportit dhe në ndërtimin e imazhit të vendit brenda dhe jashtë, si dhe sundimin e ligjit si një ndër shtyllat e zhvillimit të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori