LAJMI I FUNDIT:

Nëna pranon përdhunimin e bijës së mitur nga burri i saj: E kam parë abuzimin me sytë e mi! (Video)

Nëna pranon përdhunimin e bijës së mitur nga burri i saj: E kam parë abuzimin me sytë e mi! (Video)

E braktisur nga familja dhe me një pamje të përvuajtur, ka mbërritur këtë paradite në gjykatën e Fierit nëna e vajzës së mitur, të abuzuar nga partneri i saj. Shtetasja Selvie Yzeiraj fillimisht ka mohuar akuzat përpara kamerave, ndërsa ka heshtur pasi është këshilluar nga avokati i saj.

Dëshmia tronditëse: 12-vjeçarja tregon se çfarë i thoshte nëna kur e përdhunonte njerku
Lexo po ashtu Dëshmia tronditëse: 12-vjeçarja tregon se çfarë i thoshte nëna kur e përdhunonte njerku

Gjatë seancës, trupa gjykuese ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat, nën akuzën e “abuzimit seksual” dhe “përdorimit të lëndëve narkotike”.


Ndryshe nga qëndrimi i 40-vjeçares, burime të Prokurorisë së Fierit kanë deklaruar për Top Channel se, gjatë marrjes në pyetje gruaja ka pranuar kryerjen e abuzimeve ndaj së miturës dhe madje ka pohuar se e ka parë me sytë e saj atë.

Tronditëse: 12-vjeçarja fierake u përdhunua për gjashtë vjet nga njerku 52-vjeçar – e nëna shikonte!
Lexo po ashtu Tronditëse: 12-vjeçarja fierake u përdhunua për gjashtë vjet nga njerku 52-vjeçar – e nëna shikonte!

Për rrjedhojë, prokurorët i kanë komunikuar se do të akuzohej për bashkëpunim. Ndërkohë, për partnerin e saj, shtetasin Ilmi Hoxha, do të rëndojnë akuzat më të rënda, konkretisht ajo e “abuzimit me të mitur” dhe “përdorim narkotikësh”.

Vajza 12 vjeçe e Selvie Yzeirajt e denoncoi javën e kaluar në polici dhunimin të cilit i nënshtrohej nga njerku i saj. Nga hetimet rezulton se, nëna e saj ka qenë e arrestuar disa muaj më parë në Durrës për ushtrim prostitucioni. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori