LAJMI I FUNDIT:

Priftërinjtë ortodoksë pastruan kishën që gjendet në oborrin e Universitetit “Hasan Prishtina”

Priftërinjtë ortodoksë pastruan kishën që gjendet në oborrin e Universitetit “Hasan Prishtina”

Gjatë ditës së sotme është ndërmarrë një aksion për pastrimin e Kishës Ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Pjesë e këtij aksioni ishin klerikët ortodoksë të Dioqezës serbe Rashkë-Prizren, të cilët gjetën edhe përkrahjen e disa qytetarëve serbë dhe nga përfaqësues të Qeverisë së Kosovës nga Lista Serbe për pastrimin brenda dhe jashtë objektit në fjalë.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq, i cili mori pjesë në këtë aksion theksoi se sulmet në këtë kishë dhe mos reagimi i askujt i ka shtyrë përfaqësuesit e kishës serbe që të angazhohen për pastrim.


Stojanoviq tha se në këtë aksion ka ardhur që ta mbështes këtë iniciativë plotësisht legale dhe njerëzore.

Ai tha se kisha nuk është institucion politik, pavarësisht se po mundohen ta politizojnë.

Ai u shpreh se të gjithë ata që po luajnë lojëra administrative, është e qartë se nuk i duan serbët në Prishtinë.

Ai duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a kanë leje për këtë veprim, ngase lënda është në gjykatë për këtë Kishë, ai tha se kjo është pronë e Kishës Ortodokse dhe se është vërtetuar edhe nga vendimet e gjykatave.

Në aksionin e pastrimit të Kishës në kampusin e UP-së në Prishtinë, mori pjesë edhe peshkopi Teodosije, e për sigurinë e tyre është kujdesur Policia e Kosovës. /kp/