LAJMI I FUNDIT:

ALLWEB – Konferenca e parë dedikuar marketingut digjital dhe Web-it

ALLWEB – Konferenca e parë dedikuar marketingut digjital dhe Web-it

Konferenca e parë dedikuar marketingut digjital në Maqedoni, pas 4 vitesh organizim në Shkup, Maqedoni, në 20 Tetor 2016 do të jetë e pranishme në Tiranë.

Për ata që nuk e njohin kjo Konferencë është e organizuar në një ditë, nga ora 09:00 – 18:00, dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Formati i konferencës përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohen e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve digjitale dhe zgjidhjeve inovative.

Vjen në Tiranë, më 20 tetor, konferenca e parë dedikuar marketingut digjital dhe WEB-iT.

Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb, janë ngjitur më shumë se 80 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si:

Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NeëMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me

Është një aktivitet jo-formal dhe shumë ndërveprues, ku rrjetëzimi është faktor shumë i rëndësishëm pasi folësit janë në të njëjtin rresht me pjesëmarrësit dhe janë të gatshëm të shkëmbejnë kontaktet dhe njohuritë e tyre me ju.

Allweb ka mirëpritur në 4 vite rreth 900 pjesëmarrës, dhe ka pasur jehonë në gjithë rajonin e Ballkanit në komunikimet digjitale, ndër të cilat mund të veçojmë:

500+ artikuj në mediat digjitale dhe tradicionale

5,000+ tweets gjatë ditëve të konferencës

30,000+ ndërveprime në Mediat Sociale

Ky aktivitet është i vlefshëm për Kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj: për Agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre ; për Mediat e reja digjitale dhe tradicionale ; për Sipërmarrjet e reja Startup dhe drejtuesit e tyre ; Konsulentët financiarë dhe Strategjikë; Menaxherë Brandesh / Markash ; Ekspertë të Shitjeve Online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimve të komunikimit në një epokë tërësisht digjitale.

Paul-Papadimitriou

Të ftuarit në skenë ndajnë ekskluzivisht për audiencën përvojat dhe këshillat e tyre për atë se si komunikimin në internet ta shndërroni në mjet në përkrahje të biznesit.

AllWeb do të sjellë në Tiranë një trajtim të tematikës së marketingut digjital, nëpërmjet një përmbajtje cilësore nga folës fantastikë si edhe një përvojë ku mund të shkëmbeni njohuri te vlefshmë nga këndvështrime të ndryshme dhe shumë planëshe.

Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe janë shpallur në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri: www.allweb.al

Në web faqen zyrtare mund të gjeni edhe informacionin për biletat dhe të përfitoni mundësinë e blerjes së hershme – Super Early Bird – për të marrë pjesë. /Telegrafi/