LAJMI I FUNDIT:

Klinton mbajti të fshehtë diagnozën për pneumoni

Klinton mbajti të fshehtë diagnozën për pneumoni

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton ia ka mbajtur të fshehtë pjesës dërrmuese të stafit të saj diagnozën për pneumoni, duke ua treguar vetëm familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë.

Momenti kur Hillary Clinton-it i bie të fikët (Video)
Lexo po ashtu Momenti kur Hillary Clinton-it i bie të fikët (Video)

Ajo ishte e shqetësuar se lajmi për sëmundjen e saj do të keqpërdorej nga rivalët politikë.

Ajo u diagnostikua të premten dhe mjekët i sugjeruan që të pushonte, por ajo vazhdoi fushatën e saj.


Zyra e shtypit e ish-zonjës së parë u detyrua ta publikonte diagnozën të dielën, kur ajo u largua në gjendje jo të mirë nga ceremonia përkujtimore e viktimave të 11 Shtatorit. /Telegrafi/