LAJMI I FUNDIT:

Tronditëse: 12-vjeçarja fierake u përdhunua për gjashtë vjet nga njerku 52-vjeçar – e nëna shikonte!

Tronditëse: 12-vjeçarja fierake u përdhunua për gjashtë vjet nga njerku 52-vjeçar – e nëna shikonte!

Zbulohet dëshmia tronditëse e vajzës 12-vjeçare nga Fieri, e cila përdhunohej për gjashtë vite rresht nga njerku i saj. Ajo tregon se skenat e seksit disa herë janë parë nga nëna e saj. Madje, edhe nëna 40-vjeçare, Selvija, ka pohuar se e ka parë burrin e saj, Ylmiun, të kryente marrëdhënie më të miturën.

Daja i vajzës ka treguar në Polici se ai dhe familjarët e tjerë e kishin mohuar Selvien për shkak të stilit të saj të jetesës. Kur ajo shkoi bashkë me vajzën në fshatin e lindjes, për vdekjen e vëllait të madh, vëllai tjetër e dëboi, por i tha që mund ta linte vajzën për disa ditë.

Ky ka qenë momenti kur e mitura mendohet të jetë ndjerë e sigurt për të rrëfyer tmerrin që përjetonte në shtëpinë e njerkut, në fshatin Mbyet të Fierit.


Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që edhe persona të tjerë të kenë abuzuar me vajzën.

Selvie Yzeiraj është divorcuar gjashtë vjet më parë nga bashkëshorti i saj në fshatin Varibop. Gjykata i ka dhënë kujdestarinë vajzës, ndërsa fëmija tjetër i çiftit, djali, ka qëndruar me të atin.

Ylmi Hoxha dhe Selvie Yzeiraj nga fshati Mbyet në Fier u arrestuan një ditë më parë pas denoncimit të vajzës së Selvies se 52-vjecari abuzonte seksualisht me të prej 6 vjetësh. /AbcNews/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori