Në kuadër të luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, dikastere të caktuara të Qeverisë së Kosovës janë duke punuar në projekte të cilat do të zbatohen me qëllim të deradikalizimit të personave pjesëmarrës në luftëra të huaja, të atyre që janë të dënuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, familjarëve të tyre, por edhe personave në përgjithësi që bartin ide radikale dhe të ekstremizmit fetar.
Ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Skënder Hyseni, thotë për Radion Evropa e Lirë se tash e një vit institucionet e Kosovës kanë iniciuar fushatë “agresive kundër radikalizmit”! Por, në këtë kuadër, sipas tij, përveç parandalimit të shtrirjes së ideologjisë radikale dhe të ekstremizmit të dhunshëm, janë duke u bërë përpjekje që institucionet t’i qasen konkretisht deradikalizimit të personave të ngarkuar me ide radikale, kryesisht fetare.
Në anën tjetër, Edon Miftari, këshilltar për Siguri i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, kishte paralajmëruar se çështja e deradikalizimit të personave që bartin ideologji radikale, si dhe mundësia e riintegrimit të tyre në shoqëri, është pjesë e Strategjisë Nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.
Por, njohësit e rrethanave të sigurisë në vend, vlerësojnë se institucionet e Kosovës, sidomos ato qeveritare, ende nuk i janë qasur konkretisht çështjes së deradikalizimit të personave që bartin ide radikale fetare.
Vesë Kelmendi, hulumtuese nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se institucionet e vendit duhet të bazohen në praktikat e vendeve që tashmë kanë aplikuar programet konkrete për deradikalizim Shembull konkret ajo merr shtetin e Danimarkës, i cili, sipas saj, ka nisur të punojë për derdikalizimin e personave të dënuar për radikalizëm, brenda përbrenda burgjeve në këtë vend.
Në anën tjetër, Ismajl Hasani, profesor i Sociologjisë së religjionit, thotë se për t’iu qasur deradikalizimit të personave që bartin ide radikale dhe të ekstremizmit të dhunshëm fetar, është e nevojshme që në nivel qeveritar, mekanizmat institucionalë të Kosovës, të angazhohen në hartimin e një kurikule të veçantë, në të cilën do të përfshiheshin module specifike të ndara në dy cikle. Në ciklin e parë, siç thotë ai, njerëzit me ekspertizë brenda qendrave korrektuese, duhet t’i zhvillojnë ato module brenda për brenda institucioneve korrektuese, me njerëzit që aktualisht vuajnë dënimin për vepra që ndërlidhen me terrorizmin dhe pjesëmarrjen në luftëra të huaja.
Profesor Hasani shton se paralelisht duhet të punohet me familjarët e personave të dënuar apo edhe atyre që shteti nuk ka arritur t’i kapë, në mënyrë që t’i ruajë nga ndikimi i tyre eventual negativ .
Edhe Kelmendi pohon se familjarët e personave me ide radikale, që kanë marrë pjesë në luftëra të huaja ose që vuajnë dënimin për një vepër të tillë,duhet të jenë subjekte të programeve për deradikalizim dhe ri-integrim. Megjithatë, ajo shpreh mendimin se nuk mjafton një program i veçantë për t’iu qasur të gjitha subjekteve që kanë përfaqësuar idetë e dhunshme radikale.
Në këtë pikë, ministri Skënder Hyseni, thekson se përpjekjet për deradikalizim do të ndodhin sipas individëve, veç e veç, si dhe në periudha dhe në faza të ndryshme varësisht për rastet që trajtohen.
Zyrtarët e Policisë së Kosovës, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se që nga viti 2013 e deri në korrik të këtij viti, janë mbajtur nën vëzhgim 292 persona të dyshuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm ose përhapjen e radikalizmit fetar. Sipas tyre, janë iniciuar 87 raste, janë arrestuar 119 persona dhe janë bërë kallëzime penale për 219 persona. Rastet, sipas policisë, janë në faza të ndryshme të hetimeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak