Në ambientet e Hotelit “Swiss Diamond Prishtina”, sot është mbajtur Tryeza Shkencore e organizuar nga Qendra Hulumtuese për Zhvillimin e Kosovës.
Veprimtaria e Qendrës bazohet në mendimin kritik të zgjidhjes së problemeve sipas parimeve fundamentale shkencore.
Për të diskutuar për strategjitë kreative për zhvillimin e Kosovës, të ftuar në tryezë ishin ekspertë të ekonomisë dhe të fushave të tjera shkencore.
Në këtë tryezë i pranishëm ishte edhe Ideatori dhe mbështetësi financiar i kësaj Qendre, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Lideri i AKR-së, në prani të stafit akademik, ka folur për situatën aktuale zhvillimore në Kosovë dhe arsyet e katandisjes së saj në pozicionin ku gjendet aktualisht.
Si rrjedhojë e ngecjeve zhvillimore dhe një perspektive të qartë për rininë e Kosovës, i pari i AKR-së ka folur për vështirësitë ekzistenciale me të cilat po përballet pjesa më e madhe e popullsisë së Kosovës.
Ai ka thënë se organizimi i tryezave të tilla me diskutim, shkon në interes të shoqërisë kosovare, sepse vendi ynë ka nevojë për forume në të cilat shprehen idetë dhe kreativiteti.
Pas paraqitjes së hulumtimeve në terren nga panelistët, Pacolli tha se këto janë probleme me të cilat shoqëria jonë përballet që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
“Pa rritje ekonomike mbi 10 për qind nuk mund të krijohet punësimi. Kjo rritje ekonomike do të krijonte rreth 100 mijë vende pune”, ka thënë Pacolli.
Ai ka thënë se Qeveria është ajo që do të duhej t’i krijojë mundësitë për hapjen e vendeve të reja të punës.
Numri një i AKR-së ka përmendur edhe kërkesën e tij për reduktim të administratës publike dhe rritjen e efiçiencës në punë.
“Një pjesë shumë e madhe e të hyrave në Kosovë, sot shfrytëzohet për rroga, meditje dhe pagesa që dedikohen për stafin e stërngarkuar administrativ të Kosovës. Ne kemi propozuar që administrata publike të reduktohet dhe të rritet efikasiteti”, ka thënë Pacolli duke shtuar se zhvillimi ekonomik i vendit është qelës i zgjidhjes së problemeve në Kosovë.
Presidenti Pacolli, ka akuzuar qeverinë e Kosovës edhe për mënyrën e mbarëvajtjes së privatizimit të ndërmarrjeve publike.
“Është dashur që privatizimi të ndodh ndryshe, nga dikush që di të udhëheqë dhe që ka mundësi ta forcojë prodhimin dhe ekonominë, e jo ta dobësojë atë. Nuk ka më keq se ta ndërtosh një institucion dhe pastaj të vie dikush dhe të thotë, se nga sot kjo është e imja dhe unë do të bëj çfarë të dua” është shprehur më tej Pacolli, duke thënë se këto gjëra janë bërë me qëllim të përfitimeve klanore. “Kjo është një e keqe të cilën ne sot e paguajmë me varfëri dhe papunësi. Në një vend ku mbi 60 për qind e popullsisë është e moshës së re, është e turpshme që 45 për qind e tyre të bredh rrugëve, derisa askund nuk ka më shumë punë për tu bërë se sa në Kosovë”.
Pacolli ka përmendur edhe ligjin që AKR e kishte propozuar dhe kaluar në parlamentin e Kosovës, ku garantohej mbrojtja e ambientit dhe ruajtja e lumenjve e maleve. Por se kjo mbrojtje atëbotë ishte penguar nga grupe të ndryshme të interesit të cilat veprojnë në Kosovë dhe janë të lidhura me pushtetin.
Lideri i AKR-së ka thënë se këto kompani të lidhura me pushtetin janë përgjegjëse për shkatërrimin e ambientit dhe mijëra hektarëve tokë në vendin tonë.
Pacolli ka kërkuar nga stafi akademik i Institutit që të vazhdojnë me identifikimin e problemeve dhe gjetjen e mënyrave efektive për t’i luftuar ato. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania