LAJMI I FUNDIT:

Kosova njihet me përvojën evropiane për zhvillimin e energjisë së ripërtëshme

Kosova njihet me përvojën evropiane për zhvillimin e energjisë së ripërtëshme

Grupi Punues Ndërinstitucional i Republikës së Kosovës për themelimin One-Stop Shop-it, për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë (BRE), i kryesuar nga zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi dhe me mbështetjen e projektit Repower-Kosovo të USAID-it, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Danimarkë dhe Belgjikë për tu njohur me praktikat më të realizuara evropiane në proceset e zhvillimit të projekteve të BRE-së.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni nga Kosova ka zhvilluar takime të ndara me zyrtarë të lartë përgjegjës për proceset e licencimit të projekteve të BRE në Qeverinë e Skocisë, Shoqatën Daneze të Energjisë së Erës, Federatën Evropiane të Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë si dhe me agjencinë e regjionit të Wallonisë, që ka mandat ekuivalent me atë të një One-Stop Shop-i.

Nga këto diskutime rezultuan këmbime të rëndësishme të përvojave, të cilat do të ndihmojnë në përshpejtimin e procesit të zhvillimit të projekteve dhe përmirësimin e transparencës në sektorë të energjisë.


Ministria e Zhvillimit Ekonomik është e përkushtuar, që të përmbushë cakun obligativ prej 25% të konsumit bruto final nga BRE-të deri në vitin 2020.

Përmirësimi i kushteve të zhvillimit të këtyre projekteve konsiderohet të jetë faktor kyç në arritjen e cakut të BRE-ve, duke përmirësuar sigurinë e furnizimit dhe kushtet mjedisore nga prodhimi i energjisë së pastër. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Prishtina Ticket
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Subvencionimi i efiçiencës së energjisë në Kosovë, përfituesit do të kompensohen deri në 5 mijë e 500 euro

Subvencionimi i efiçiencës së energjisë në Kosovë, përfituesit do të kompensohen deri në 5 mijë e 500 euro

Ekonomi
Kalo në kategori