LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunim Maqedoni-Bullgari, synohet tregu kinez

Bashkëpunim Maqedoni-Bullgari, synohet tregu kinez

Maqedonia dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë për eksportin e prodhimeve bujqësore për tregun kinez. Kjo bëhet për shkak të vështirësive që hasen në qasjen në këtë vend aziatik nëse këto vende do të tentojnë si të pavarura të hyjnë në tregun e këtij vendi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto njoftime vijnë nga takimi i dy ministrave, Mihail Cvetkov i Maqedonisë dhe Desislava Taneva e Bullgarisë. Siç informon televizioni bullgar, Kanal 3, të dy ministrat kanë diskutuar për shkëmbimin e prodhimeve bujqësore mes dy vendeve.

Ministrat kanë biseduar edhe për sëmundjen e gjedheve ”dermatoza nodulare”, që është përhapur në disa vende të Ballkanit. Për këtë sëmundje, në Bullgari po mbahet një konferencë ministrore, e organizuar nga Ministria për bujqësi dhe ushqim e Bullgarisë dhe Komisioni Evropian./Telegrafi/