LAJMI I FUNDIT:

Emërohet ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit të komunave serbe

Emërohet ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit të komunave serbe

Në bazë të marrëveshjes së arritur në kuadër të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, Qeveria e Kosova ka themeluar Ekipin menaxhues për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky vendim është konfirmuar nga vet anëtarët e emëruar të këtij ekipi në përbërje, Vinka Radosavleviq, Igor Kallamar, Dejan Radojkoviq dhe Svetisllav Durlleviq.

Ky ekip ka nisur punën në hartimin e statutit të Asociacionit, mbi bazën e të cilit do të themelohet ky trup që do të mbledh dhjetë komunat me shumicë serbe.


“Ne jemi të kënaqur me vendimin final të Hashim Thaçit dhe kryeministrit Mustafa që më në fund, procesi i formimit të Asociacionit ka nisur nga pika zero. Ne kemi ardhur në Bruksel për t’i njoftuar bashkëbiseduesit tanë dhe opinionin ndërkombëtar me vizionin e një realiteti të ri, pozitiv në Kosovë që do të merren nga themelimi i Asociacionit”, thuhet në deklaratën për media të këtij ekipi.

“Të drejtat kolektive politike të serbëve në Kosovë jenë themeluar plotësisht më në fund me këtë vendim”, vijon deklarata.

Tutje, theksohet se pas themelimit të Asociacionit do të krijohen parakushtet e nevojshme për kthimin e mijëra serbëve në komunat me shumicë serbe, por edhe në vende të tjera në Kosovë.

Ky ekip menaxhues është prezantuar të mërkurën dhe të enjten në Bruksel, ka konfirmuar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Ljubomir Maric, i cili është edhe koordinator i të gjitha aktiviteteve nga ekipi, me institucionet e tjera.

“Këtë herë, ky proces me të vërtetë fillon me mbështetjen e plotë të qeverisë në Prishtinë dhe të gjithë faktorëve relevantë politikë, e cila është shumë e rëndësishme për ne”, ka ka thënë Mariq.

Emërimi i ekipit menaxhues, sipas komunikatës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është bërë në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe nën mbështetje të plotë të bashkëpunëtorëve ndërkombëtar duke përfshirë OSBE-në dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian do të koordinojmë këtë proces në mënyrë adekuate dhe rregullisht do të informojmë opinionin publik për të gjitha aktivitetet. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Politikë
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Lajme
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Politikë
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Siguri
PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë

PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë

Politikë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori