Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër, përmes një deklarate për media, kanë shprehur shqetësimin lidhur me përjashtimin që po i bëhet kësaj Dege nga proceset e brendshme në parti.
Në deklaratën e tyre, ata thonë se një gjë e tillë është e papranueshme, pasi po mohohet puna e tyre mbi çerekshekullore, shkruan KosovaPress.
Lexoni të plotë deklaratën e degës së LDK-së në Zvicër
Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nëndegëve, sot, në Zofingen, nën drejtimin e kryetarit të Degës – Zotëri Shefqet Dibrani, u mbajt mbledhja e Kryesisë së Zgjeruar të Degës së LDK-së në Zvicër.
Temë e këtij takimi ishin rrjedhat politike në LDK, sidomos ato pas “vendimit” të Kryesisë Qendrore në Prishtinë për mbajtjen e zgjedhjeve në Degën e LDK-së në Zvicër, vendime këto që pasqyrojnë avazin e një politike plot huqe e inate dhe në kundërshtim me frymën programore që ka pasur gjithmonë LDK-ja. Këto vendime të qendrës, ashtu sikur edhe vendimi për anulimin e një procesi të rregullt dhe transparent si dhe veprimet e më pastajme që janë me prirje selektive, janë në kundërshtim me të gjitha normat, programin dhe statutin e LDK-së. Këmbëngulja inatçore e Qendrës për të mohuar rezultatet e Kuvendit VIII-të i Degës së LDK-së në Zvicër të mbajtur më datën 10 maj 2015, kuvend që ishte për lakmi dhe me transparencë të dëshmuar me fakte, nuk ka prodhuar asnjë rezultat pozitiv e të pranueshëm; madje edhe është penguar, vështirësuar e zbehur aktiviteti e veprimi i LDK-së në Zvicër. Privilegjimi dhe katapultimit i individëve përmes diktatit si dhe moskomunikimi e injorimi, kanë prodhuar krizën e cila mund të tejkalohet vetëm me vullnet të mirë në shërbim të forcimit dhe afirmimit të LDK-së dhe programit të saj bashkues; pra vetëm duke respektuar rezultatin e votës dhe duke privilegjuar tolerancën e mirëkuptimin.
Pas diskutimeve të gjithanshme dhe gjithëpërfshirëse, përfaqësuesit e nëndegëve të LDK-së shprehën shqetësimin e arsyeshëm ndaj vendimeve jodemokratik dhe frymës përjashtuese ndaj Degës së LDK-së në Zvicër nga proceset e brendshme në LDK, sepse për veprimtarët dha anëtarët e LDK-së në Zvicër është i papranueshme gjithë ky injorim dhe mohim i punës mbi çerekshekullore.
Nga kjo mbledhje, i bëhet thirrje zyrtare dhe publike Kryesisë Qendrore të LDK-së në Prishtinë dhe sidomos kryetarit Isa Mustafa, si dhe komisionit i cili ka për detyrë t’i vëzhgojë zgjedhjet në këtë përbërje: Haki Rugova, Salih Morina, Anton Quni dhe Sokol Haliti, se vazhdimi i avazit të mosnjohjes dhe i skenarëve të Kuvendeve ilegale, bie në kundërshtim flagrant me dokumentet programore të LDK-së dhe është veprim kundërstatutor dhe jodemokratike. Prandaj, për veprimtarët shumëvjeçar të Degës së LDK-së në Zvicër këto forma veprimi dhe këto tendenca janë tërësisht të papranueshme sepse ato nuk përkojnë me filozofinë politike që ka kultivuar për dekada me radhë Lidhja Demokratike e Kosovës e themeluar dhe e udhëhequr nga Presidenti Historik dr. Ibrahim Rugova.
Përfaqësuesit legjitim të nëndegëve të LDK-së në Zvicër ndjehen të fyer, të anashkaluar e kërcënuar edhe për faktin se lëshohen „Vendime“ për mbajtje të Kuvendit zgjedhor në Degën e LDK-së Zvicër, duke anashkaluar pjesën dërmuese edhe të ish kryesisë së Degës si dhe të kryesive të nëndegëve. Kjo pra është kulmi i dëshmimit se deri në çmasë është lënduar e degraduar procesi demokratik brenda LDK-së.
Andaj, vendimi i Kryesisë Qendrore, fillimisht për ta anuluar një Kuvend i cili duhej të ishte shembull për Kosovën, ku kandidatët u zgjodhën me vota të fshehta dhe me kundërkandidat, përcjell me transparencë, madje duke filmuar e incizuar gjithçka si dokument faktik, pastaj lëshimi i „Vendimeve“ që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale duke e anashkaluar rrugën zyrtare dhe duke e mohuar komunikimin e brendshëm partiak; metoda favorizuese ndaj individëve servilë që tashmë janë komprometuar tërësisht, për ne është krejt i papranueshme dhe si tendencë e qëllimshme dhe tejet e dëmshme për proceset dhe sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova dhe vet LDK-ja.
Nga kjo mbledhje dalin këto kërkesa:
– Kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë e ka për obligim statusor të komunikoj me përfaqësuesit legjitim të Degës së LDK-së në Zvicër të zgjedhur nga Kuvendi i rregullt, mbajtur më 10.05.2015, e jo me grupe të paautorizuara, dhe t’i harmonizoj qëndrimet paraprakisht, për mbajtjen eventuale të zgjedhjeve në Degën e LDK në Zvicër në përputhje me rregulloren për zgjedhje dhe komform statutit të LDK-së. Në të kundërtën, çdo veprim tjetër dhe përpjekje për të improvizuar Kuvende, përgjegjësinë do ta merr Kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë dhe grupi i autorizuar për të përcjellë procesin zgjedhor.
– Dega e LDK-së në Zvicër për hir të afirmimit dhe të konsolidimit të veprimtarisë së LDK-së, pranon të harmonizojë veprimet dhe qëndrimet me qendrën, respektivisht me komisionet përkatëse . Sepse Dega e LDK-së në Zvicër kurdoherë ka qenë e hapur për biseda dhe rishikim të formave të veprimit dhe të organizimit.
– Zgjedhjet eventuale në Degën e LDK-së në Zvicër dhe ato në Gjermani duhet të mbahen me standarde të njëjta, sepse standardi i dyfishtë nuk është kulturë e demokracisë.
– Apelojmë për kontakte direkte dhe për komunikim të brendshëm partiak, ndërsa komisioni përkatës i Degës së LDK-së në Zvicër e ka mbështetjen e kryesisë dhe të nëndegëve për të vazhduar përpjekjet që problemet të zgjedhën në rrugë të brendshme sipas rregullores dhe statutit të partisë.
– Të ndërpritet forma e injorimit dhe e mos komunikimit brendapartiak!
Përfaqësuesit e Nëndegëve të LDK-së në Zvicër të pranishëm në këtë mbledhje, e rikonfirmojnë legjitimitetin dhe rregullsinë e Kuvendit VIII të Degës. Ata u shprehën të hapur për mundësinë që të dilet nga kjo situatë përmes bisedimeve marrëveshtësore e konstruktive.
Kryesia e Degës dhe kryesitë e Nëndegëve ftojnë komisionin e përbërë nga Haki Rugova, Salih Morina, Anton Quni dhe Soklol Haliti që të mos bien pre e manipulimeve dhe interesave të një grupi dashakeq i cili me falsifikime dhe mashtrime po manipulon me Kryesinë Qendrore të LDK-së dhe me procesin e rregullt zgjedhor të cilin e përgatitën dhe e udhëhoqën vet.
Dega e LDK-së në Zvicër apelon edhe tek faktori ndërkombëtar që të mos lejojë instalimin e formave të diktatit e të diktaturës dhe mendësisë moniste, përjashtuese e diskriminuese në LDK dhe as në Kosovë.
Dega e LDK-së në Zvicër me të gjitha strukturat e saj organizative dhe udhëheqëse do ta vazhdojë punën e saj si kërkesë e anëtarësisë dhe bashkatdhetarëve, duke u bazuar në statutin dhe rregulloren e LDK-së dhe do të jetë kurdoherë mbështetëse e reformave demokratike që do të ndodhin në LDK dhe përgjithësisht në Kosovë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit