LAJMI I FUNDIT:

Thirrje publike për ndihmesa ortopedike në Maqedoni

Thirrje publike për ndihmesa ortopedike në Maqedoni

Fondi për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM) ka shpallur thirrje publike për të lidhur ujdi për dhënien e ndihmesave ortopedike me shtëpitë ortopedike dhe shtëpive të shëndetit – barnatore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i kësaj shpallje është sigurimi i qasjes më të madhe të ndihmesave ortopedike dhe të ndryshme për të siguruarit, si mbështetje nga FSSHM-ja.

Në këtë thirrje publike mund të paraqiten të gjitha shtëpitë ortopedike të interesuara të regjistruara për tregti dhe prodhimtë mjeteve ortopedike ndihmëse, pastaj shtëpitë e shëndetit – barnatoret, që janë përfshirë në rrjetin sipas Rregullores për rrjete të shtëpive të shëndetit.


Dokumentacionet e nevojshme për të lidhur ujdinë për këto ndihmesa ortopedike mund ta gjeni në faqen e internetit të FSSHM-së këtu./Telegrafi/