LAJMI I FUNDIT:

Rifillon lëshimi i certifikatave shëndetësore për leje armësh

Rifillon lëshimi i certifikatave shëndetësore për leje armësh

Pas tetë muajsh që ishte bllokuar lëshimi i certifikatave shëndetësore të nevojshme për t’u pajisur me leje arme, kjo procedurë ka rifilluar në QKUK. Procesi ishte ndërprerë pas një hulumtimi të gazetës “Zëri” kur ishin evidentuar parregullsi gjatë lëshimit të këtyre certifikatave

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka rifilluar procesin e lëshimit të certifikatave mjekësore që dëshmojnë aftësinë psikike dhe fizike për përdorimin e armëve.

Këto certifikata janë një nga parakushtet për t’u pajisur me armë legale.


Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Shaban Mecinaj, ka konfirmuar për “Zërin” se ka rifilluar procesi i lëshimit të certifikatave shëndetësore të domosdoshme për t’u pajisur me leje arme.

“Tashmë është formuar komisioni, i cili ka filluar të lëshojë certifikatat shëndetësore për marrjen e lejes për armë”, ka thënë Shaban Mecinaj, drejtor i Klinikës së Psikiatrisë. Ai ka thënë se tashmë edhe anëtarët e komisionit kanë filluar të paguhen, duke bërë kështu që punët të bëhen më me seriozitet.

Certifikatat paguhen 50 euro, kontrollet bëhen të martën dhe të mërkurën

Mecinaj ka thënë se certifikatat shëndetësore lëshohen vetëm gjatë dy ditëve të javës, të martën dhe të mërkurën.

“Këto ditë kandidatët duhet të vijnë dhe t’i nënshtrohen kontrolleve”, ka thënë ai.

Ndërkohë nga korriku i vitit 2015, për tetë muaj rresht, nuk është lëshuar asnjë certifikatë mjekësore në QKUK për aftësinë shëndetësore të përdorimit të armës.

Kjo pasi ekipi i gazetës “Zëri” kishte arritur të sigurojë një incizim ku dëshmohej se njëri nga mjekët që ishte anëtar i komisionit për lëshimin e këtyre lejeve i kishte dhënë vulën e tij kolegut tjetër për të lëshuar certifikatat. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta

Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta

Siguri
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur

Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur

Lajme
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos

Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos

Lajme
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata

Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata

Lajme
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër

Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër

Lajme
Kalo në kategori