LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e Integrimeve Evropiane: Pa i përmbushur dy kriteret, nuk ka liberalizim të vizave

Njohësit e Integrimeve Evropiane: Pa i përmbushur dy kriteret, nuk ka liberalizim të vizave

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Artan Murati, në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar zhvillimet që kanë ndodhur sot në Parlamentin Evropian rreth çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sipas tij, Komisioni për të drejta civile, drejtësi dhe punë të brendshme i Parlamentit Evropian (PE), sot ka dhënë rekomandim për liberalizim të vizave për Kosovën dhe Gjeorgjinë.

“Eurodeputetët e këtij Komisioni (LIBE Committee) kanë aprovuar raportin e raportueses për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, i cili bënë thirrje që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave për zonën Schengen sapo të përmbushen dy kushtet e mbetura, të kërkuara nga Komisioni Evropian për Kosovën”, ka theksuar Murati.


Ai ka thënë se raporti i Tanja Fajon u miratua me 25 vota pro, 24 vota kundër dhe 2 abstenime, duke shtuar “se sa i përket hapave të ardhshëm, Komisioni për të drejta civile, drejtësi dhe punë të brendshme do të prezantojë Raportin dhe votimin për në seancën e ardhshme plenare të Parlamentit Evropian, ku pastaj ky Raport duhet të miratohet nga të gjithë eurodeputetët, për të marrë aprovimin final të PE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën”.

“Megjithatë, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë derisa Kosova të mos përmbushë edhe dy kriteret e fundit të mbetura për liberalizim: ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi si dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar. Përveç Parlamentit, edhe Këshilli i Ministrave i BE-së duhet t’i jap dritën e gjelbër liberalizimit, para se ky vendim te bëhet i plotfuqishëm”, ka sqaruar Murati.

Ndryshe, Komiteti LIBE i Parlamentit Evropian nuk i ka dhënë dritën e gjelbër për fillimin e negociatave të Parlamentit me Këshillin e BE-së për vendimin formal për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Megjithatë, komisioni ka mbështet raportin e raportueses së Bashkimit Evropian për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, Tanja Fajon, gjë që shihet si hap pozitiv.

Ky komision është procedura e fundit përpara se Parlamenti Evropian të vendosë nëse qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori