LAJMI I FUNDIT:

Koha për panik: Kafja mund të zhduket së shpejti

Koha për panik: Kafja mund të zhduket së shpejti

Një raport i ri nga The Climate Institute deklaron se nëse ngrohja globale vazhdon me ritëm të njëjtë, kafja mund të zhduket deri në vitin 2080.

Instituti parashikon se temperaturat në ngritje do e dëmtojnë tokën që përdoret për krijimin e kafes, duke e bërë atë tokë krejtësisht të padobishme për rritjen e kokrrave të kafes, transmeton Telegrafi.

Nivelet në rritje të kërpudhave dhe dëmtuesve tjerë nuk do të ndihmojnë, si dhe raporti sugjeron se si rezultat i këtyre faktorëve, gjysma e tokës pjellore për mbjelljen e kafes nuk do të jetë e aftë të prodhoj kafe deri në vitin 2050.


overhead shot hands holding cup of coffee at table

Sidoqoftë, edhe shumë më herët para këtyre viteve, temperaturat në ngritje do të kenë ndikim në kualitetin e kafes dhe së shpejti do të fillojmë të vërejmë dallime në aromë dhe shije.

Veç kësaj, kafja do të bëhet edhe më e shtrenjtë, pasi që do të bëhet më e vështirë për t’u prodhuar.

011235.tif

Për këtë duhet të brengoseni edhe nëse nuk jeni fans i kafes. Pse kështu?

Industria e kafes është e mahnitshme! Nëse veç hiqet kjo industri, qindra mijëra njerëz nuk do të kenë mundësi të punojnë.

Zgjidhja për këtë problem brengosës? Ne duhet ta marrim ngrohjen globale seriozisht dhe të gjejmë metoda për parandalimin e shumë fatkeqësive që mund të ndodhin si pasojë e kësaj dukurie. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori