LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë nuk kanë aftësi joshëse: Meshkujt e këtillë janë katastrofë në shtrat

Të gjithë nuk kanë aftësi joshëse: Meshkujt e këtillë janë katastrofë në shtrat

Damat presin nga meshkujt marifete të ndryshme drejtpërdrejt. Mashkulli duhet patjetër të dijë si të “grabisë” femrën, si ta puthë, si ta zhveshë, si ta hedhë në shtrat dhe si ta kënaqë seksualisht. Mirëpo, të gjithë nuk e kanë këtë aftësi joshëse.

E dashur, a do të bëjmë seks?

Dashnori i mirë e di në mënyrë subtile t’ia bëjë me dije femrës që dëshiron të bëjë seks, si ta eksitojë në mënyrë që edhe ajo të jetë e gatshme. Pak prekje dhe shikime të lehta mjaftojnë për ta zgjuar libidon që të dytët, transmeton Telegrafi.


I shkathëti fiton…

Në jetën reale femrave u bëhen të mërzitshëm meshkujt skofiarë dhe të edukuar, ndërkaq në shtrat aktrojnë yllin më të madh pornografik. Më së mirë është të jenë vetvetja.

A është e vërtetë që dhoma e gjumit është i vetmi vend për seks?

Nuk ju bën keq të ndërroni vendin. Dërgojeni nën dush, në kuzhinë, në bodrum… Bëni dashuri në shtëpi dhe jashtë shtëpisë, përdoreni fantazinë. Femrat dëshirojnë eksitime të cilat ndodhin me sjellje të tillë.

Fjalori i varfër

Femrat nuk i duan meshkujt kur bëjnë seks të cilët përsërisin të njëjtat fjalë. Është e vërtetë që shumica e femrave gjatë seksit dëshirojnë të flasin, sepse kjo gjë i eksiton. Kënaqeni në këtë mënyrë.

Vetëm edhe një seks në radhë…

Bëni dashuri me të sikur të ishte ajo e vetmja në botë dhe herë-herë bëni ndonjë surprizë seksuale. Në të kundërtën, duke iu shmangur seksit mekanik, do të ketë gjasa që ngushëllim të kërkojë te ndonjë mashkull tjetër. /Telegrafi/