LAJMI I FUNDIT:

Garë malore në çiklizëm në malin Bistra

Garë malore në çiklizëm në malin Bistra

Në malin Bistra organizohet garë për çiklizëm malor, duke filluar nga fshati Tresoçne. Kjo garë paraqetë një pjesëmarrje ditore, ku një grup çiklistësh do të bëjnë një lëvizje deri 56 kilometër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Organizator i aktivitetit është Shoqata për sport dhe rekreacion ”I pari në maje”, kurse për secilin pjesëmarrës janë siguruar shtigje të shenjuara, udhëheqës grupi, ndihmë të parë, stacione me ujë për freskim, ushqim dhe një suvenir – fanele krahshkurtër e aktivitetit./Telegrafi/