LAJMI I FUNDIT:

Votime në Gjermani, partia e Merkel përballet me pakënaqësi rreth refugjatëve

Votime në Gjermani, partia e Merkel përballet me pakënaqësi rreth refugjatëve

Votimet kanë filluar sot në shtetin gjerman të Mecklenburg-Vorpommern, ku partia e kancelares Angela Merkel po bëhet gati për një reagim të ashpër mbi migracionin.

Sondazhet kanë parashikuar partia Alternativa për Gjermaninë, e cila ka program anti-migrantëve, do të arrijë të marrë shumë vota, për shkak të rritjes së pakënaqësisë me Merkelein dhe politikën e saj për dyer të hapura për refugjatët.

Votimi i sotëm po ndodhë pikërisht një vit pas vendimit të kancelares Merkel për të hapur kufijtë e Gjermanisë për qindra mijëra refugjatë.


Fillimisht kjo politikë e saj ishte mirëpritur por gjendja ka ndryshuar, për shkak të frikës se ekonomia më e madhe e Evropës, do të integrojë më shumë se një milion njerëz, të cilët kanë arritur në Gjermani.

Mecklenburg-Vorpommern, që është rajoni prej nga vjen Merkel, është një shtet i vogël bregdetar në verilindje të Gjermanisë, me rreth 1.3 milion votues. Po ashtu është shteti më pak i populluar i Gjermanisë dhe më i varfëri.

Pas votimeve në Mecklenburg-Vorpommern, votimi në Berlin, pas dy javësh shihet si kyç për zgjedhjet kombëtare që do të zhvillohen në shtator.

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Amerika
Erdogan:

Erdogan: "Katastrofa e shekullit" shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë

Turqia
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja

Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja

Evropa
Kalo në kategori