LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet faqja “Birra Peja” në Facebook, lajmërimet për lojë shpërblyese janë mashtrime që vjedhin të dhënat e juaja (Foto)

Sulmohet faqja “Birra Peja” në Facebook, lajmërimet për lojë shpërblyese janë mashtrime që vjedhin të dhënat e juaja (Foto)

“Birra Peja” njofton përdoruesit e Facebook-ut – të cilët përmes këtij rrjeti ndjekin aktivitetet e kësaj kompanie – se faqja zyrtare e saj është sulmuar nga hakerët.

“Të njëjtin po e përdorin faqen tonë për të marrë të dhënat tuaja private. Ekipi i ‘Birra Peja’ njofton te gjithë se loja shpërblyese për të fituar iPhone 6s është e pavërtetë (shih foton më poshtë) dhe se e njëjta nuk është publikuar nga ne. Kërkojmë falje për rastin. Ne po punojmë ta kthejmë faqen në përdorim”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/

birrap


Artikull i sponzorizuar