Studimi i fundit: Nëse keni lindur në këta muaj jeni më të prirur për t’u sëmurë
Të lindurit në një muaj apo tjetrin ju bën më shumë apo më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve.
Edhe pse mund të duket disi e çuditshme, fëmijët që lindin në disa muaj specifikë kanë ndryshime nga fëmijët që lindin në muaj të tjerë si pasojë e faktorëve të jashtëm, siç mund të jenë klima dhe sidomos ekspozimi në diell, transmeton Telegrafi.
Në një studim nga Universiteti i Kolumbias, sipas statistikave të regjistruara që prej 1985-s deri në 2015-n, për rreth 1.75 milionë sëmundje është dalë në rezultatin se të lindurit në muajt shtator, tetor dhe nëntor janë më të predispozuar të sëmuren.
Të lindurit në shkurt, mars, prill, maj dhe korrik kanë më tepër imunitet ndaj sëmundjeve, ndërkohë që të lindurit në qershor, gusht, janar dhe dhjetor nuk kanë ndonjë karakteristikë të këtij lloji.
Sigurisht që këtu bëhet fjalë për probabilitet dhe ka shumë njerëz të lindur në çdo muaj që janë tepër energjikë dhe të shëndetshëm dhe nuk sëmuren shpesh.
Studiuesit kanë thënë se ky raport nuk duhet të trembë prindërit për muajin që ata planifikojnë të lindin beben e tyre, sepse ka edhe shumë faktorë të tjerë që kontribuojnë në rezultatet e mësipërme, siç mund të jenë kushtet e mjedisit ku lind fëmija si dhe vendi në të cilin rritet. / Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit