Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, takoi shefen e re të Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Pasi i dëshiroi mirëseardhje në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ministri Hoxhaj e ka informuar për zhvillimet më të fundit në Kosovë si dhe ka theksuar se Bashkimi Evropian është njëri prej partnerëve më strategjikë që ka republika më e re në Evropë.
“Gjatë muajit tetor do të mbahet takimi i parë i Këshillit të MSA-së, i cili do të kryesohet nga unë si ministër i Jashtëm dhe e cila do të jetë faza më e rëndësishme e kësaj marrëveshjeje. Biseduam se çfarë duhet të bëjmë që të koordinohemi më mirë për të ardhmen evropiane të Kosovës, por edhe sa i takon procesit të liberalizimit të vizave”, theksoi ministri Hoxhaj.
Hoxhaj tha se dita e djeshme nuk ka qenë një dështim në Kuvendin e Kosovës, nuk ka qenë një s’mbrapsje dhe nuk ka qenë një dorëzim.
“Ne do ta rikthejmë këtë marrëveshje në Kuvendin e Kosovës kur edhe përfaqësuesit e komunitetit serb do të jenë të pranishëm. Ata janë qytetarë të Kosovës, përfaqësuesit e tyre po ashtu janë qytetarë të Kosovës. Ata nuk duhet që vetëm t’i gëzojnë privilegjet e tyre por kanë edhe përgjegjësi dhe obligime që të mbështesin procese kyçe politike nëpër të cilat po kalon vendi” ka thënë Hoxhaj.
Ministri e informoi shefen e re të BE në Kosovë edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, për pritjet që i ka Republika e Kosovës në një proces të tillë si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në të ardhmen./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë