LAJMI I FUNDIT:

Mundësohet konkurrencë e lirë për qendrat e kontrollimit teknik të automjeteve

Mundësohet konkurrencë e lirë për qendrat e kontrollimit teknik të automjeteve

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ nr.04/2016 për Kontrollimin Teknik të Automjeteve.

“Me këtë udhëzim janë përcaktuar kushtet, kriteret dhe procedurat për marrjen e licencës për kontrollimin teknik të automjeteve”, thuhet në njoftimin e kësaj MI-së.

“Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është krijimi i lehtësirave administrative-teknike dhe ligjore për subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari, duke iu mundësuar qasje të barabartë e jodiskriminuese dhe krijimin e një tregu të lirë në këtë fushë. Me ndryshimet dhe plotësimet e bëra përmes këtij akti nënligjor hiqet barriera e marrjes së pëlqimit për hapje, ulja e tarifave për licencim dhe përtrirje të licencës, heqja e kufizimit të numrit të caktuar të automjeteve për hapje të qendrës për kontrollimin teknik të automjeteve, që është në përputhje me vendimin nr. 17/44, date 12.08.2015, të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi eliminimin e të gjitha kushteve – kritereve që kufizojnë konkurrencën e lirë”, bën të ditur Ministria e Infrastrukturës. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori