LAJMI I FUNDIT:

OSBE kërkon ‘Plan B’ për refugjatët, ruta ballkanike ende aktuale

OSBE kërkon ‘Plan B’ për refugjatët, ruta ballkanike ende aktuale

Dje Nikolla Poposki me ftesë të shefit të diplomacisë gjermane Frank Valter Steinmeier në Potsdam mori pjesë në takimin joformal të ministrave për Punën të Jashtme i vendeve anëtare të OSBE-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Takimi iu kushtua çështjeve për ballafaqim të përbashkët me sfidat e vendeve anëtare në OSBE, krizat e sigurimit në rrethimin dhe emigracionin.


Për ministrin Poposki, zhvillimi i këtillë i ngjarjeve do të kontribuonte që Maqedonia sërish të jetë në goditje të valës intensive të refugjatëve për ç’arsye nevojitet bashkëpunim dhe koordinim edhe me partnerët evropiane edhe me fqinjët, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

‘Në shumë vende evropiane po bisedohet për plane të mundshme të cilat do të ndodhnin në terren nëse nuk ka sukses marrëveshja e tanishme për kontroll të rrjedhave të emigrantëve. Në këtë rast Maqedonia sërish do të gjendej në linjën e parë të krizës së refugjatëve dhe për këtë arsye në lidhje për këtë çështje duhet të bashkëpunojmë me fqinjët tanë’, deklaroi Poposki.