LAJMI I FUNDIT:

Franca mposht Italinë e Venturas (Video)

Franca mposht Italinë e Venturas (Video)

Kombëtarja e Francës ka fituar në përballjen ndaj Italisë me rezultat 3:1.

Miqësorja e luksit në mes të Italisë dhe Francës, i ka takuar këtyre të fundit.

Ishin djelmoshat e trajnerit Didier Deschamps, të cilët fituan në fund me rezultat 3:1, falë lojës së tyre më të mirë.


Pjesa e parë nisi me dy kombëtaret që ruanin njëra-tjetrën, por luanin edhe hapur duke kërkuar golin.

Të parët ishin francezët që gjetën rrugën e rrjetës me sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial, i cili doli përball Buffonit dhe shënoi me lehtësi në minutën e 17-të.

martial

Megjithatë, gëzimi i francezëve nuk zgjati shumë, pasi pas katër minutave ishte sulmuesi i transferuar në Kinë, Graziano Pelle, i cili shënoi golin e barazimit pas një lëvizje të mirë brenda 16-metërshit.

Franca nuk u pajtua me këtë barazim dhe u hodh në sulm deri sa gjeti edhe golin e dytë me anë të sulmuesit, Olivier Giroud, i cili shënoi një gol të bukur nga afërsia për të kaluar ekipin kombëtar në epërsi.

italiaa

Pjesa e dytë ishte më shumë si provë për disa futbollistë të rinj, të cilët të dy kombëtaret llogarisin në të ardhmen.

Me pak raste për gol dhe shumë zëvendësime, kjo pjesa na sjelli vetëm edhe një gol, atë të minutën se 81-të, që u shënua nga mbrojtësi i PSG-së, Kurzaëa dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Francës me rezultat 3:1. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=KJ-zublTi68

https://www.youtube.com/watch?v=7XZLoR7XzLU

https://www.youtube.com/watch?v=JUK4IYQkqtk

Në trend Sport

Më shumë
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

Ndërkombëtare
Arsenali shkarkon të gjithë potencialin ndaj Manchester Cityt dhe i turpëron në ‘Emirates’

Arsenali shkarkon të gjithë potencialin ndaj Manchester Cityt dhe i turpëron në ‘Emirates’

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ndërkombëtare
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Mathys Tel vendos përfundimisht se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në Ligën Premier

Mathys Tel vendos përfundimisht se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në Ligën Premier

Bundesliga
Kalo në kategori