LAJMI I FUNDIT:

Zgjohuni e bukur si PRINCESHË me këtë MASKË BUKURIE! (Video)

Zgjohuni e bukur si PRINCESHË me këtë MASKË BUKURIE! (Video)

Ditëve të sotme është shumë lehtë të gjenden shumë brende të famshme kozmetike në treg që shesin lloj-lloj produkte kozmetike si krema dhe maska për fytyrë. Të gjitha këto produkte premtojnë se do t’i heqin rrudhat dhe do e bëjnë lëkurë më të shëndetshme, më të mirë, mirëpo shumë prej tyre përmbajnë kimikale të dëmshme të cilat më shumë bëjnë dëm sesa mirë.

Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, njerëzit vazhdojnë t’i përdorin këto produkte, duke e shmangur edhe faktin se këto produkte janë shumë të shtrenjta, transmeton Telegrafi.

Personat e dëshpëruar besojnë se nuk ka asnjë alternativë tjetër për një pamje të mirë.


Por, fatmirësisht ka shumë alternativa natyrale të cilat dhurojnë rezultate të mira, janë të lira dhe nuk përmbajnë kimikale. Në këtë artikull do të gjeni një ndër maskat më efektive që mund ta përgatitni gjatë natës, dhe e cila do t’ua bëjë fytyrën t’ju duket rrezatuese.

Kremi shtëpiak për fytyrë është krejtësisht natyral, i sigurt dhe jep rezultate të mahnitshme. Ekspertët thonë se lëkura do t’ju bëhet më e butë dhe më e shëndetshme.

Përbërësit:

– Një lugë gjelle jogurt

– Një lugë gjelle mjaltë

– Një lugë gjelle lëng limoni

Udhëzimet për përgatitjen e këtij produkti i gjeni në videon e mëposhtme:

/Telegrafi/