Dy javë më parë në numrin special që i kushtonte kampionatit të ri francez, revista France Football, e shënonte emrin e Lorik Canës, si lojtar që do ti shërbente edhe këtë sezon trajnerit të ri të Nantes, Rene Girard.
Por më pas u tha se kapiteni i kombëtare shqiptare nuk do të luante me në stadiumin Beaujour. U tha se ai po kërkonte një skuadër tjetër.
Por, faktet janë ndryshe. Lorik Cana nuk është stërvitur këtë verë, pak ditë më parë ai njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e kombëtares shqiptare dhe tashmë, kur merkatoja e verës është në orët e saj të fundit, mësohet se ndoshta ai nuk do të jetë më një futbollist profesionist.
Mbrojtësi që korrikun e shkuar mbushi 33 vjeç ka mbetur pa skuadër dhe ndoshta ai do ta braktisë njëherë e përgjithmonë futbollin.
Por arsyeja e lamtumirës të mbrojtësit legjendar të kuqezinjve më shumë sesa me mosgjetja e një skuadre apo mosha lidhet me një problem të tij shëndetësor që është mbajtur “Top Secret” për një kohë të gjatë.
Thuhet se futbollisti ka pasur probleme në zemër dhe mjekët e kanë këshilluar ta ndërpresë menjëherë futbollin, por ai nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë përpara realizimit të ëndrrës së tij, pjesëmarrës së parë të Shqipërisë në evropianin e Francës.
“Për këtë ëndër ai ka vënë në lojë edhe shëndetin e tij duke rrezikuar mjaft” tha për Lapsi.al një burim pranë FShF-së.
Pikërisht si pasojë e këtij problemi Loriku po përgatitet ta lërë përfundimisht futbollin duke e mbyllur atë në mënyrën e tij më të mirë, me pjesëmarrjen e tij si kapiten në dy ndeshjet e Francës. Tani është koha për ti thënë faleminderit dhe lamtumirë./ Lapsi.al
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit