Ajo që bie në sy dhe gjatë kësaj periudhe është fakti që diplomacia ndërkombëtare nuk merr rrugën e pushimeve. Ndryshe, nuk mund të ndodhë. Sikurse dihet, diplomacia është instrument shumë i rëndësishëm i politikës së jashtme të çdo vendi. Në këtë funksion janë përpjekjet e saj për të qenë e pranishme në zgjidhjen e konflikteve dhe jo të gjenerimit të tyre. Flasim pra për një diplomaci të uljes, minimizimit të tensioneve atje ku janë shfaqur dhe shfaqen ato.
Përderisa konfliktet janë prezente, edhe diplomacia duhet t’u përgjigjet atyre. Interesimi i SHBA-ve për Kosovën, si faktor i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit, u shpreh dhe në vizitën që bëri në Beograd e Prishtinë zëvendëspresidenti i SHBA-ve, figura e dytë e administratës amerikane, Joe Biden. Disa herë ai përsëriti faktin që suksesi i Kosovës është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe në interes të SHBA-ve. Për diplomacinë amerikane nuk mund të anashkalohet ekzistenca e armiqësive në rajonin tonë, përkundrazi, këmbëngulja për t’i tejkaluar ato.
Janë këto arsyet që Bideni i kushtoi vëmendje rolit të Kosovës në marrëdhëniet rajonale, veçanërisht me Serbinë, duke nxitur dialogun e përbashkët. Në këtë kuadër shihet dhe mbështetja për Asociacionin e komunave serbe dhe ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. Për to, edhe pse është bërë shumë zhurmë, përsëri vetë qytetarët e Kosovës kanë nevojë të dinë më shumë për të mënjanuar çdo konfuzion: Nëse Kuvendi i Kosovës do ta ratifikonte për shembull Marrëveshjen për Demarkacionin, a humbasin realisht shqiptarët nga territori i tyre?
U mbush viti nga nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje qysh nga gushti i vitit të kaluar, por protestat, gazi lotsjellës i shpërndarë në Kuvend nga deputetët e opozitës, që ajo të mos diskutohej në Parlament, nuk kanë munguar. Ky ratifikim vlerësohet si hapje rruge e një konflikti mes Kosovës dhe Malit të Zi. Shkurt. Qeveria, diplomacia kosovare, qartësisht duhet t’i bindin me fakte qytetarët e tyre, por dhe tërë kombin shqiptar, problem që i përket atij, se nuk mund të guxojë kush të lëshojë a të dhurojë trojet e të parëve tanë. Ndërkohë, edhe aleatët tanë të njohur, diplomacia e tyre do të jenë më të plotësuar.
Në këtë vështrim, pa drojën se mund të akuzohemi për paternalizëm, diplomacia e Shqipërisë, pavarësisht periudhës së pushimeve, lypset të bëjë më të njohur opinionin e saj për sa më lart. Kjo jo vetëm si detyrë shtetërore, por edhe për ta mbajtur sa më të informuar publikun, brenda dhe jashtë kufijve, duke sfumuar çdo lloj frike të kujtdo qoftë, se mund të hapet çështja jonë e njohur, e “shitjes së detit”… Diplomacia është në lëvizje të vazhdueshme edhe në këta muaj të nxehtë, pavarësisht deri ku shkojnë rezultatet. Shefat e diplomacisë amerikane dhe ruse, John Kerry dhe Sergei Lavrov, u takuan këto ditë në Gjenevë.
Është e vërtetë që ata nuk mundën të bien dakord për një armëpushim humanitar në Alepo dhe një pakti kundër militantëve të ISISit në Siri. Megjithatë, diplomatët e secilës palë, sikurse u vendos, do të takohen për të biseduar për këto probleme. Joe Biden, nga ana tjetër, me vizitën zyrtare në Letoni konfirmoi partneritetin dhe mbështetjen e vendit të tij dhe të NATO-s për vendet baltike, duke sfumuar zërat për njëfarë distancimi të SHBA-ve nga këto vende dhe se prania e tyre dhe e partnerëve të tjerë të NATO-s do të jetë më e madhe në kufirin me Rusinë.
Një kujtesë tjetër kjo e vendimeve të marra në Samitin e Atlantikut të Veriut të muajit korrik, ku u vendos për dislokimin e forcave ushtarake në vendet baltike dhe në pjesën lindore të Polonisë, si dhe rritjen e patrullimeve në këtë hapësirë. Po kështu, demonizimi i SHBA-ve pas retorikave të Erdogan dhe ithtarëve të tij përballë rivlerësimit të marrëdhënieve dypalëshe, nuk e pengoi zëvendëspresidentin amerikan të takohet në Ankara me Presidentin e Turqisë.
Kjo, edhe për faktin që, pas grushtit të shtetit në vend, Turqia filloi të manifestojë më fuqishëm kthimin e plotë të saj ndaj një formati të ri të marrëdhënieve me Rusinë, duke e motivuar këtë me grushtin e shtetit, frymëzuar gjoja nga Perëndimi dhe CIA. Për kancelaren gjermane, Angela Merkel, nuk ka pushime. Maratona e takimeve të saj me kryeministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Europian lidhet drejtpërdrejt me vazhdimësinë e BE-së pas Brexit dhe kur në shtator mendohet një takim jo i lehtë i tij, i pari ky pa Britaninë e Madhe.
Samiti i shtatorit pritet të diskutojë dhe për politikën ndaj azilantëve, e cila i ka sjellë Merkelit jo pak kokëçarje. Brenda një jave-takime të veçanta të saj me 15 kryeministra. Cila do të jetë strategjia e saj pas këtyre takimeve të vështira? Diplomacia gjermane vazhdon të mos heshtë. Samiti i shtatorit do të flasë më mirë edhe për këtë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jul-deda-780x439.png)
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër