LAJMI I FUNDIT:

Serwer: Demarkacioni mund ta destabilizojë Kosovën

Serwer: Demarkacioni mund ta destabilizojë Kosovën

Eksperti i mirënjohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, thotë se demarkacioni me Malin e Zi mund ta destabilizojë Kosovën.

Kjo çështje mund të ndodhë, edhe pse Serwer vlerëson se Kosova ka çështje shumë më të rëndësishme se sa shënimin i vijës kufitare me shtetin fqinj.

“Çdo çështje mund të jetë destabilizuese në qoftë se një lëvizje politike arrin mobilizoj dhunën për të realizuar qëllimet e veta. Ka shumë çështje më të rëndësishme në Kosovë sesa demarkacionin me Malin e Zi, i cili kurdo që miratohet do të jetë një hap pozitiv. Demarkacioni me Malin e Zi do të jetë një gjë e mirë. Unë pres që ditën kur do të shënohet vija kufitare me shtetin fqinj Serbinë”, është shprehur analisti amerikan për balkaneu.com.


Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Serwer ka thënë se dialogu ka qenë pjesërisht i suksesshëm në zgjidhjen e shumë çështjeve dhe në afrimin e Serbisë drejt njohjes së Kosovës si një partnere e barabartë e sovrane.

I pyetur për veriun e Kosovës, Serwer ka thënë se fati i kësaj pjese varet nga ajo se çfarë vendosin Kosova dhe Serbia.

“Edhe nëse nuk më pëlqen kjo pjesë e planit të Ahtisaarit, unë mendoj se Asociacioni i Komunave Serbe, me ndryshimet e kërkuara nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është një çmim i aryeshëm për të paguar për integritetin territorial të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori