Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se vendi është duke u përballur me dy koncepte krejt të ndryshme, në esencë, duke vënë në njërin kënd politikën udhëheqëse dhe në tjetrin Lëvizjen Vetëvendosje.
“Po ballafaqohemi me dy koncepte politike bukur të ndryshme me njëra tjetrën. Në njërën anë është ai i krimit, korrupsionit dhe koncesioneve me Serbinë. Në tjetrin është ai i Vetëvendosjes, që është krejt i ndryshëm nga ky i pari”.
Ai ka deklaruar se tashmë është vërtetuar katërcipërisht se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është i gabuar dhe duhet rishikuar nga fillimi.
“Ekspertë të njohur nga Kosova, si edhe nga Shqipëria, e kanë vërtetuar që Kosova humbet nga demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Por pushtetarët me kokëfortësi kanë vendosur të mos dëgjojnë këta zëra dhe të vazhdojnë”.
“Fare pak ka njerëz që jetojnë në Kosovë që kanë dilema se kush ka të drejtë. Ka edhe të tillë që mendojnë se megjithëse humbim nga kjo marrëveshje, ai duhet të votohet. Por këta zëra nuk duhet të merren parasysh. Nuk besoj që kemi qytetarë të republikës që nuk janë të bindur, por kemi njerëz të interesit si Mustafa e Thaçi për ta kaluar këtë marrëveshje. Kemi edhe deklarime të deputetëve të partive në pushtet, që janë duke u shtyrë që të votojnë për këtë marrëveshje”.
Lidhur me protestën e ftuar për të enjten, Molliqaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk synon të shkaktojë dhunë, por ta parandalojë mbajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës, gjatë të cilës pritet të miratohet demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
“Si zakonisht policia, qeveria, synojnë të krijojnë skena të frikshme për qytetarët para protestave të Vetëvendosjes. Kanë ndodhur gjithmonë këto gjëra. Edhe tash po ndodh njëjtë. Publikimi i fotografive të ndryshme, reklamave të ndryshme, kanë këtë gjë për qëllim. Jemi për protestë paqësore të enjten. Në thelb besojmë që nuk duhet të ketë dhunë, por policia gjithmonë na ka provokuar, ka ndaluar dhe kufizuar protestuesit. Protesta ka për qëllim bllokimin e seancës, por në mënyrë paqësore. Ne jemi të angazhuar maksimalisht, me krejt qenien tonë, si asnjëherë më parë, për të kundërshtuar me çdo kusht demarkacionin. Për këtë jemi gati të angazhohemi me krejt qenien tonë për ta ndalur këtë proces”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj