LAJMI I FUNDIT:

Makolli: Njëri nga të arrestuarit dyshohet se kreu sulmin në Kuvendin e Kosovës

Makolli: Njëri nga të arrestuarit dyshohet se kreu sulmin në Kuvendin e Kosovës

Drejtori i Drejtorisë Anti Terrorizëm në Polici, Fatos Makolli në një konferencë për media ka treguar të gjithë ecurinë e hetimeve nga ana e Policisë pas sulmit që ka ndodhur në ndërtesën e Kuvendit më 4 gusht.

Sipas Makollit pas sulmit në Kuvend, i cili ka ndodhur me mortajë dore dhe pas dërgimit të një komunikate për media me emrin “Rugovasit” policia ka përqendruar hetimet në dy pista.

“Për motorin e përdorur në sulm duke ndjekur edhe pronarët e mëhershëm të motorit. Është identifikuar ehe personi që e ka sjellë motorin nga jashtë dhe ai që e kishte në posedim. Më pas e kemi identifikuar edhe aparatin telefonik nga ku është dërguar emaili prej të cilit është marrë përgjegjësia me komunikatë pastaj kemi arrit t’i identifikojmë edhe përdoruesit tjerë të këtij aparati telefonik dhe është identifikuar edhe personi që e ka pas në posedim aparatin”, sqaron Makolli.


Pas kësaj ai sqaron se policia ka intervistuar poseduesit e motorit dhe është vërtetuar se motori është shitur më 17 korrik dhe është arritur që të identifikohen personat që e kishin blerë atë dhe të cilët janë të dyshuar si pjesëmarrës në ekzekutimin e sulmit ndaj Kuvendit.

“Hetimet janë duke vazhduar edhe në identifikimin e personave tjerë”, tha Makolli. Ndërsa tha se këtë rast nuk e ndërlidhë me rastet tjera që kanë ndodhur pasi që nuk kanë ndonjë fakt për to.

Makolli tha se 6 te arrestuarit janë organizuesit dhe ekzekutuesit e sulmit.

Në bazë të analizave tha se rasti është organizuar në mënyrë të sofistikuar, duke shtuar se njëri prej të arrestuarve dyshohet se e ka kryer sulmin

Ndryshe Policia dje ka arrestuar gjashtë të dyshuar për sulmin në Kuvendin e Kosovës. Të arrestuarit janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori