LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës konfiskon mbi 65 kilogramë substanca narkotike

Policia e Kosovës konfiskon mbi 65 kilogramë substanca narkotike

Policia e Kosovës konfiskoi mbi 65 kilogramë substancë të dyshuar narkotike dhe arreston katër persona të dyshuar për vepër penale  “Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”

Policia e Kosovës, dje më datë 30.08.2016, në rajonin e Pejës me urdhër të gjykatës kompetente ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, me ç’rast ka arrestuar katër persona të dyshuar dhe ka konfiskuar mbi 65 kilogramë substancë të dyshuar narkotike si dhe dëshmi tjera relevante për procedim ligjor.


Personat e arrestuar gjatë operacionit janë: S.K 1979, E.R 1983, Xh.K 1967, A.D 1984.

Gjatë operacionit të bastisjes në dy lokacione në Nabergjan dhe në Klinë, nga njësitet antidrogë të  Policisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe dëshmitë materiale: 65.70 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë; Një bimë të llojit kanabis (50 cm); Një pajisje për paketim të lëndëve narkotike; Një peshore; 185-fishek cal-17.8 mm; 36-fishek 7.62×25 mm; 6-fishek cal-3.57 mm; 3-fishek cal-7.62×39 mm; 3-fishek Magnum 44; 14-fishek cal-9mm; 1-fishek cal-7.65 mm; 2 karikatorë të zbrazët, si dhe disa pajisje tjera ndihmëse për armë, po ashtu janë konfiskuar edhe katër vetura dhe katër telefona me numra nga kompani të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarve të involvuar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. /Telegrafi/

2

3

4

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori