Ka një moshë më tepër se 2,500 vjeçare dhe është një prej strukturave njerëzore më të njohura në planet. I ndërtuar në lashtësi për të frenuar pushtuesit mongolë, Muri i Madh është një pasuri historike për Kinën.
Me një gjatësi disa mijëra kilometra përgjatë kinës veriore, kjo pasuri botërore tërheq dhjetëra mijëra turist çdo vit. Muri i Madh Kinez, i konsideruar si një nga “7 mrekullitë botërore” është vepra më e madhe e mbrojtjes ushtarake e kohëve të lashta të Kinës, që u ndërtua në një kohë shumë të gjatë.
Ky mur madhështor gjarpëron mbi 7 mijë kilometra në hartën e Kinës. Në vitin 1987 Muri i Madh Kinez u përfshi në “listën e trashëgimive botërore”. Ndërtimi i Murit të Madh filloi që në shekullin e 9-të para erës sonë, kur pushteti i pjesës qendrore të Kinës i lidhën me mure postërojat dhe kështjellat për t’u mbrojtur nga sulmet e kombësive veriore.
Muri i Madh ka rëndësi shumë të madhe kulturoro-historike dhe vlerë turistike. Në Kinë thuhet se “ata që nuk kanë qenë në Murin e Madh, nuk janë burra”, si turistët kinezë ashtu edhe të huaj, duke përfshirë këtu edhe liderët e vendeve të tjera që kanë qenë për vizitë në Kinë, e konsiderojnë ngjitjen në Murin e Madh si nder të madh.
Por ka ende disa gjëra që ju mbase nuk mund i dini rreth kësaj pike referimi në Kinë.
1 – Për ndërtimin e murit u deshën më shumë se 1,800 vjet
Muri i Madh kinez nuk ishte fortifikimi i parë i ngritur në këtë territor për të mbrojtur qytetarët nga pushtuesit e huaj. Për të sprapsur ushtritë nomade, dinastia Qin filloi ndërtimin e një muri 5000 km për të mbrojtur territorin.
2 – Struktura nuk është një mur i vetëm, por një koleksion muresh
Ekziston një keqkuptim i përhapur se Muri i Madh kinez është një strukturë e përbërë nga një mur i vetëm. Por në fakt, Ka më shumë se disa mure që përfshijnë kufirin verior të territoreve kineze
3 – Një përbërës i çuditshëm mund të gjendet te muri
Muri është i përbërë kryesisht nga materiale ndërtimi si toka dhe dheu. Por ajo që është më e çuditshme është se në përbërje të këtij muri mund të gjendet edhe oriz. Studimet e sotme tregojnë se orizi ndihmon në rezistencën e murit.
4 – Ndërtimi i Murit ishte një dënim për të burgosurit kinezë
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e Murit të Madh kinez ishte detyrë e kriminelëve të dënuar gjatë Dinastisë Qin. Për të dalluar të dënuarit nga punëtorët e thjeshtë, kriminelëve i rruanin kokat, dhe i detyronin të punonin me zinxhirë.
5 – Familjarët dërgoheshin në Murin e Madh për të nderuar të vdekurit
Me aq shumë jetë të humbura gjatë ndërtimit, anëtarët e familjeve të pikëlluar ishin të frikësuar se shpirtrat e të dashurve të tyre do të qëndronin gjithnjë të bllokuar brenda strukturës së murit dhe kështu shkonin atje herë pas here për t’i nderuar.
6 – Një poemë e lashtë parashikoi ndërtimin e Murit të Madh
Shijing, një koleksion poemash të lashta kineze e shkruar mes shekujve 11-17 p.e.s, parashikoi ndërtimin e Murit të Madh Kinez në një hyrje ku shpjegonte përpjekjet e mbretit për t’u mbrojtur nga armiqtë nëpërmjet një barriere të madhe.
7 – Muri nuk ishte aq i madh sa për të mbajtur larg forcat pushtuese
Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për ndërtimin e Murit të Madh kinez për t’u mbrojtur nga armiqtë, shumë prej tyre arritën ta kalojnë barrierën. Pushtimi mançurian duke kaluar përmes Murit rezultoi me rënien e dinastisë Ming.
8 – Kina ka tërhequr shumë turistë nëpërmjet Murit të Madh
Muri i Madh kinez ka shërbyer si pikë referimi për shumë vizitorë të huaj që kanë vizituar Kinën. Sidomos në shekullin e 20, numri i turistëve që e kanë vizituar atë është rritur ndjeshëm. Pas përmirësimit të marrëdhënieve të Europës dhe Azisë, udhëtarët dhe tregtarët që kalonin për ta vizituar ishin të shumtë.
9 – Mijëra milje të Murit origjinal janë zhdukur
Sot, Muri i Madh Kinez që ka arritur t’i mbijetojë kohës është 13,171 milje. Kjo vazhdon të mbetet impresive edhe pse milje të shumta të murit janë shkatërruar gjatë luftërave të ndryshme, transmeton bota.al.
10 – Pjesë të Murit të Madh janë ricikluar për të ndërtuar shtëpi për njerëzit
Gjatë shekullit 20, gjatë lëvizjes socio-politike e njohur si Revolucioni Kulturor Proletarian, qeveria kineze dëmtoi Murin e Madh. Mao Ce Duni dhe Garda e Kuqe e shihte Murin si një relike e vjetër materialet e së cilit duhet të shfrytëzoheshin për zhvillimin e strehimit. Dhe shumë tulla janë marrë prej tij për të bërë shtëpi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministri i Jashtëm i Spanjës refuzon planin e Trumpit për ‘pastrimin’ e Gazës
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq “sakrifikoi” kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Kryeministrja daneze në udhëtim të stuhishëm në BE ndërsa shqetësimi i Grenlandës rritet
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Imazhe tronditëse të krijuara nga Inteligjenca Artificiale që “zbulojnë qytetet që do të përmbyten nga ngrohja globale deri në vitin 2100”
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit
Shtëpia e Bardhë jep detaje lidhur me dronët misteriozë mbi New Jersey
Kryeministrja daneze në udhëtim të stuhishëm në BE ndërsa shqetësimi i Grenlandës rritet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama