LAJMI I FUNDIT:

Akuzohet nga e fejuara për abuzim, publikon videon ku ajo shihet duke rrahur veten (Video)

Akuzohet nga e fejuara për abuzim, publikon videon ku ajo shihet duke rrahur veten (Video)

Scott Michell nga Florida e Shteteve të Bashkuara, akuzohej nga e Mary Hunt se e ka rrahur dhe abuzuar para se ta braktiste.

Por, milioneri 45-vjeçar e ka publikuar një video të bërë nga kamera e sigurisë, ku shihet ish e fejuara e tij 16 vite më e re, duke e qëlluar veten me grushte, transmeton Telegrafi.

Shenjat që i kanë mbetur në fytyrë, ajo i ka përdorur si prova para gjykatës, për ta akuzuar biznesmenin nga Tampa Bay për dhunë fizike.


Mirëpo, ajo ka mbetur e skuqur kur është publikuar filmimi që i hedhë poshtë të gjitha pretendimet e saj, se është ushtruar mbi të dhunë fizike.

Ndarja e të fejuarve, ka ardhur pasi Michell e ka akuzuar atë se i ka vjedhur nga kasaforta stoli ari, që arrijnë vlerën e 2.1 milionë dollarëve.

Me anë të kësaj videoje, Hunt ka humbur mundësinë që të përfitojë diçka nga pasuria milionëshe e ish-partnerit, apo të ketë ndonjë alimentacion sado të vogël. /Telegrafi/

https://youtu.be/cLQ4weOUn4A