LAJMI I FUNDIT:

Në kërkim të ‘Sofisë’ së re të Ҫanit

Në kërkim të ‘Sofisë’ së re të Ҫanit

Sezoni i ri televiziv do të ketë edhe një Sofi të re për Zonën e lirë. 19-vjeçarja nga Gjirokastra, Andonia Dobi, nuk do të rikthehet si asistente e moderatorit të njohur, siç ishte menduar.

Pasi qëndroi në krah të Arian Ҫanit për disa javë, ajo u largua drejt Italisë për të marrë pjesë në një projekt të ri modelingu, për të cilin kishte nënshkruar edhe një kontratë.

Pak pas largimit të saj, edhe vetë moderatori tha në emision se Andonia do të kthehej sërish në shtator si asistente e tij në emision,.


Për këtë arsye, javët e fundit të sezonit, në krah të Ҫanit ishte balerina e TV Klan, Albana Dapi, e cila po ashtu tha se, ky pozicion ishte i përkohshëm për të.

Por kush do të jetë Sofia e re në shtator? Në një prononcim ekskluziv për Revistën Class, Andonia thotë se ajo nuk do të jetë më asistente e Ҫanit.

Tani ajo po merret me një projekt të ri, ndaj edhe e ka të vështirë t’i bëjë të dyja angazhimet njëherësh: “Nuk do të jem pjesë e Zonës së lirë në sezonin që fillon në vjeshtë, sepse momentalisht dhe në vazhdim do jem e angazhuar në një projekt që nuk më lejon të marr pjesë në të dyja angazhimet”, ka deklaruar Andonia.

Nëse balerina e TV Klan do të vazhdojë të jetë asistente zëvendësuese edhe për një sezon, kjo ende nuk dihet, por ndoshta edhe për Albanën kjo do të jetë e vështirë për shkak se së shpejti fillon edhe “DWM 3” dhe ajo është e angazhuar me trupën e baletit.

Në trend Magazina

Më shumë
Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Magazina

"A po don një copë bukë, bubi i vogël?" – Banorët ironizojnë dhe sulmojnë Gjestin

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
“Nuk e kisha me tendencë të të dëmtoja në sy” – Gerta dhe Gjesti debatojnë për incidentin me birrën

“Nuk e kisha me tendencë të të dëmtoja në sy” – Gerta dhe Gjesti debatojnë për incidentin me birrën

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
Kalo në kategori