LAJMI I FUNDIT:

Interesim i jashtëzakonshëm i konsumatorëve për shlyerjen e borxheve të Termokosit

Interesim i jashtëzakonshëm i konsumatorëve për shlyerjen e borxheve të Termokosit

Termokos ka njoftuar se deri më tani ka arritur të lidhë marrëveshje me mijëra konsumatorë, por ende është shumë i lartë numri i konsumatorëve borxhlinj, që nuk kanë shprehur gatishmëri për të hyrë në procedurë për faljen e borxhit deri në fund të vitit 2008, ashtu siç parashihet me ligj.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, kur ka hyrë në fuqi Ligji për faljen e borxheve publike e deri më tani janë lidhur marrëveshje me rreth 3 mijë konsumatorë, ndërsa presim përgjigjen edhe të rreth 7 mijë konsumatorëve borxhlinj. Ndërkaq, nga mundësia e fshirjes automatike të borxhit kanë përfituar 611 konsumatorë, që kanë pasur borxhe nën 100 euro.

Ndonëse, që nga hyrja në fuqi e këtij ligji konsumatorët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të hyrë në procedurë për faljen e borxhit të tyre, një interesim i jashtëzakonshëm është paraqitur sidomos ditëve të fundit, kur “Termokos” është vizituar nga një numër shumë i madh i konsumatorëve. Vetëm gjatë muajit gusht janë lidhur marrëveshje me mbi 1 mijë konsumatorë. Në mënyrë që të jetë në gjendje që t’iu përgjigjet kërkesave të shumta të konsumatorëve NP “Termokos”, ka shtuar numrin e ekipeve, që do të merren me kërkesat e konsumatorëve për të hyrë në procedurë për faljen e borxhit.


Pasi që, Ligji për faljen e borxheve publike do të jetë në fuqi vetëm deri më 2 shtator 2016, ju bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë konsumatorëve, që kanë borxhe ndaj kompanisë sonë të paraqiten në Shërbimin për konsumator për të përfituar nga mundësitë e shumta, që u ofron ky ligj për fshirjen e borxheve të grumbulluara për vite me radhë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi
Kalo në kategori