LAJMI I FUNDIT:

Nëndega e PDK-së në Rugovë i shkruan partisë që mos ta ratifikojë demarkacionin

Nëndega e PDK-së në Rugovë i shkruan partisë që mos ta ratifikojë demarkacionin

Nëndega në Rugovë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), përmes një letre i kanë kërkuar kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli, që deputetët e PDK-së mos ta votojnë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Nëndega e PDK-së në Rugovë kanë mbajtur takim me kryesinë e kësaj dege më 23 gusht dhe se si pikë të vetme të diskutimit, sipas dokumentit që e posedon redaksia e “KosovaPress”, kishin çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Në letrën të cilën e ka siguruar redaksia thuhet kështu:


“Duke marrë parasysh se Komisioni për demarkacionin e kufirit nuk ka qenë transparent me banorët lokal. Asnjëherë nuk ka prezantuar vendimet e demarkacionit të kufirit në të kaluarën, aprovuar nga institucionet e atëhershme relevante. Po ashtu duke u bazuar në dy vendimet e asamblesë së Komunës së Pejës lidhur me kundërshtimet e punës së këtij Komisioni dhe duke marrë parasysh perspektivën e kësaj çështje më të rëndësishme që ka shkaktuar politizimin në mes të banorëve dhe të pushtetit aktual, kërkojmë nga kryetari i degës dhe Kryesia, e strukturat partiake në qendër, të përkrahin idenë tonë që të kërkohet nga deputetët që të mos e votojnë aprovimin e punës për demarkacion”, thuhet në letrën e nënshkruar nga shtatë anëtar të nëndegës së Rugovës.

“KosovaPress”, përkundër përpjekjeve, nuk ka mundur të marrë qëndrimin e krerëve të PDK-së në lidhje me kërkesën e nëndegës së PDK-së në Rugovë të Pejës.

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori