LAJMI I FUNDIT:

Shërbyesit civilë mund ta “bllokojnë” shtetin (Video)

Shërbyesit civilë mund ta “bllokojnë” shtetin (Video)

Shërbyesit civilë nuk do të lejojnë që t’i humbin vendet e punës në rast të fuzionimit të disa ministrive. Për ta kjo gjë është e papranueshme.

Përfaqësuesit e tyre, thonë se nuk janë kundër ristrukturimit të Qeverisë, pasi që nga fillimi ka pasur shumë Ministri, mirëpo nuk janë për largimin e askujt nga puna sepse për një gjë të tillë thonë se nuk ka asnjë bazë ligjore.


Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil, Mursel Zymberi, shprehet se veprimet e tyre fillimisht do të jenë në kuadër të ligjit mbi organizimin sindikal, por pohon se ato mund të jenë edhe më të forta deri në bllokadën totale të shërbimeve. /Tribuna/