LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija shkatërron Pobedën (Foto/Video)

Shkëndija shkatërron Pobedën (Foto/Video)

Në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së parë të Maqedonisë, Shkëndija ishte nikoqir i Pobedës nga Prilepi.

Klubi tetovar fitoi tre pikë të vlefshme në saje të triumfit me rezultat 3-1, ku shënuan Ferhan Hasani nga pika e bardhë, Armend Alimi dhe Demir Imeri, transmeton Telegrafi Maqedoni.


Shkëndija në pjesën e parë dukej e lodhur shkaku i garave evropiane, ku mbaroi aventurën në xhiron e katërt kualifikuese.

Pjesa e parë mbaroi pa gola edhe pse ekipi tetovar pati disa raste të mira për të shënuar. Stenio Junior nuk pati fat të shtyj topin në rrjetë edhe pse pati mundësi të artë.

Në fillim e pjesës së dytë (min 48) kapiteni i Shkëndijës shënoi nga pika e bardhë për zhbllokimin e rezultatit.

FB_IMG_1472399326870

Rezultatin e dyfishoi mesfushori Armend Alimi në minutën e 73-të nga një aksion i mirë organizuar.

FB_IMG_1472400374889

Demir Imeri e thelloi epërsinë e ekipit tetovar në minutën e 82-të duke shënuar një gol nga kundërsulmi.

Edhe vazhdimi i pjesës së dytë ishte i dominuar nga loja pozitive e Shkëndijës me disa raste të mira për të shënuar.

Në fund shënoi ekipi mysafir për rezultatin 3-1 ku shënoi Sharkoski.

“Ballistët” edhe sot ishin lojtar i 12 i ekipit tetovar./Telegrafi/

received_1163799463666663

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori