LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet kush është i dashuri i Rike Roҫit, nuk ka lidhje me futbollin (Foto)

Zbulohet kush është i dashuri i Rike Roҫit, nuk ka lidhje me futbollin (Foto)

Pasi vëmendja ndaj bukuroshes shqiptare u rikthye pas pjesëmarrjes së saj në stadium, nuk qenë të pakta edhe aludimet se ish-banorja seksi e Big Brother ishte prej kohësh e lidhur me një futbollist, madje pati edhe zëra se ishte në Kombëtaren Shqiptare ai që ia ka rrëmbyer zemrën modeles bukuroshes.

Por vetëm pak ditë më parë, pasi u panë në një prej plazheve të Velipojës, ranë edhe dyshimet se partneri i Rikes ishte futbollist. Sipas burimeve të Panorama Plus, i dashuri i Rike Roçit është një djalë i panjohur për publikun, madje edhe ajo vetë është përpjekur ta mbajë larg kureshtjes mediatike.


Ish-lojtarja e Big Brother dhe tifozja seksi e Kampionatit Europian të Futbollit Euro 2016 është fotografuar në befasi në plazhin e Velipojës, ndërsa pushonte me partnerin e saj aktual.

Në faqen e blogerit Olti Curri është postuar fotoja ku Rikja shfaqet e shtrirë në shezlong bashkë me djalin, me të cilin presupozohet se është në lidhje. Sipas burimeve të ‘Panorama Plus’, modelja nga Durrësi është e lidhur me një djalë shqiptar me të cilin është njohur në Itali, që i ka kaluar të 25-at, dhe që merret me biznes. Por kjo nuk është e vetmja foto e Rikes nga pushimet maratonë çift.

Para pak ditësh, ajo ka postuar në Instagram një foto mbi jet ski në Budva, ku po shijon në maksimum këtë aventurë verore. Kjo është hera e parë që Rike pushon me të dashurin e ri, me të cilin ka zgjedhur të marrë me radhë jo vetëm plazhet e Shqipërisë, por edhe të Malit të Zi etj.