LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që duhet t’i bëni me partnerin sapo të zgjoheni

Gjërat që duhet t’i bëni me partnerin sapo të zgjoheni

Kur fillon të bie alarmi, gjëja e vetme që të vjen në mend është lista e gjërave që duhet bërë: T’i dërgoni fëmijët në shkollë. Të përgatitni bukën. Të rishikoni prezantimin e punës etj.

Por, ka një gjë të madhe të cilën jeni duke e harruar: personin afër jush, transmeton Telegrafi.

Padyshim se shpeshherë mendoni për partnerin. I dërgoni njëri-tjetrit tekste përgjatë ditës dhe bëni seks herë pas here. Por, a shpenzoni një pjesë të kohës çdo ditë duke bërë “pauzë” dhe duke u lidhur me partnerin siç duhet?


Mëngjesi është koha e përsosur për ta bërë këtë – jo vetëm për shkak se gjëja e parë që e bëni e cakton thuajse tërë rrjedhën e ditës, por sepse ende nuk jeni mposhtur nga përgjegjësitë e tjera.

Plus, gjatë mëngjesit të hershëm rrahjet e zemrës dhe shtypja e gjakut janë në pikën më normale të mundshme. Të paktën kështu thotë Patricia Johnson dhe Mark Michaels, bashkautorë të Designer Relationships and Partners in pasion.

“Kur jemi të relaksuar, jemi më të hapur ndaj ndjenjave ët intimitetit dhe lidhjes”, thonë ata. “Fatkeqësisht çiftet zgjohen nga shtrati duke e injoruar njëri-tjetrin sepse janë të preokupuar të dalin shpejt nga shtëpia”

E kuptojmë: Nuk keni kohë apo energji të bëni diçka tjetër pos t’i pastroni dhëmbët. Por, lajmi i mirë është se nuk keni nevojë ta bëni këtë.

Këto gjashtë gjëra janë të vogla, por që krejtësisht ia vlen t’i futni në rutinën e mëngjesit.

* Thoni “mirëmëngjesi” dhe “kalofsh një ditë të mirë”

* Zgjohuni 10 minuta më herët se zakonisht për të pirë kafe së bashku

* Dhuroni njëri-tjetrit komplimente për diçka – çfarëdo qoftë

* Hiqni të gjitha frustrimet që i keni

* Shikojeni njëri-tjetrin në sy për të akumuluar forcën emocionale që ju duhet gjatë ditës

* Tregoni partnerit ndonjë shaka /Telegrafi/