LAJMI I FUNDIT:

Amazon me hapësirë të pa limituar!

Amazon me hapësirë të pa limituar!

Amazon sapo ka njoftuar për lansimin e një plani të ri që mundëson hapësirë të pa limituar.

Shërbimi i ri do t’i lejojë miliona përdorues të Amazon të ngarkojnë dhe të ruajnë online të dhëna të pafundme të videove, fotove, muzikës, filmave dhe dokumenteve të tjera.

Përdoruesit poashtu mund të ruajnë në mënyrë automatike foto dhe video në pajisjet e tyre mobile ose të transferojnë të dhënat në kompjuterët personal dhe më pas t’i çasen atyre nga çfarëdo pajisje që kanë pranë.


Rezolucioni i plotë i dokumenteve mbetet i njejtë pavarësisht se prej çfarë pajisjeje i kontrolloni të dhënat e ruajtura në hapësirën ‘cloud’. Ky shërbim do të lehtësoj punën e telefonave të mençur që shpeshherë kanë problem me memorie të kufizuar.

Shërbimi i ri do të jetë pa pagesë tre muajt e parë dhe më pas, për këdo që dëshiron të vazhdoj përdorimin e tij do të vihet një çmim prej 55 funtave në vit.