LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Ivanov e takon ministrin e jashtëm grek Kotzias

Presidenti Ivanov e takon ministrin e jashtëm grek Kotzias

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot e ka pritur në një takim ministrin e jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili qëndron në vizitë pune në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga kabineti i presidentit në takim janë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Në takim, presidenti Ivanov e ka përshëndetur rëndësinë e vizitës së sotme të ministrit Kotzias, si vazhdim i dialogut ministror të vitit të kaluar në Shkup dhe Athinë, edhe në atë kontekst e ka përsëritur interesin e Maqedonisë për ruajtjen në nivel të lartë të dialogut politik midis dy vende.


Presidenti Ivanov dhe ministri Kotzias kanë shprehur kënaqësi nga zhvillimi i vazhdueshëm pozitiv i marrëdhënieve dhe përmirësimi i atmosferës së përgjithshme midis dy vendeve./Telegrafi/