LAJMI I FUNDIT:

Fillon rregullimi i parkut afër Stacionit të autobusëve në Tetovë (Foto)

Fillon rregullimi i parkut afër Stacionit të autobusëve në Tetovë (Foto)

Sot filluan punët ndërtimore për rregullimin e parkut i cili gjendet përballë stacionit të autobusëve në Tetovë. Vlera e projektit është në fjalë është 10 milion denarë, prej të cilave 7.4 milion janë mjete të financuara nga Byroja për zhvillim rajonal dhe Ministria për vetqeverisje lokale, kurse 2.6 milion denarë është kofinancimi nga buxheti i Komunës së Tetovës. Ky projekt realizohet në kuadër të Qendrës për zhvillim rajonal të Pollogut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ky park i cili po ndërtohet në këtë pjesë të qytetit do të jetë në një hapësirë prej afër 9000 m2 dhe është i distancuar 750 metër nga pjesa qendrore e qytetit. Parku do të paraqesë një tërësi multifunksionale, ku qytetarët do të munden të kalojnë kohën e lirë si gjatë ditës ashtu edhe në mbrëmje.


Ideja kryesore për organizimin e këtij parku është rregullimi i një shtegu primar për shëtitje dhe rekreim, i cili në mënyrë diagonale do ta ndajë këtë hapësirë në 2 pjesë, me qëllim që personat të cilët do të qëndrojnë në këtë hapësirë të gjelbër, të jenë sa më pak të ndikuar nga komunikacioni rrugor i automjeteve përreth.

Parku do të ketë edhe 2 sheshe hyrëse që në mënyrë simbolike do të shënojnë edhe hyrjet në të. Ndikimi i rrugës e cila kalon përreth parkut do të amortizohet përmes mbjelljes së rradhëve të drunjëve përgjatë këtyre 2 drejtimeve. Në këtë hapësirë janë të parapara edhe pajisje urbane, lojëra për fëmijë si dhe ndriçim public. Punët ndërtimore pritet të mbarojnë deri në fund të muajit shtator, me çka Tetovës do t’i shtohet edhe një park i regulluar në shërbim të qytetarëve./Telegrafi/

PT4

PT3

PT1

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori