Femrat këshillojnë meshkujt: Këto janë tetë mënyrat që të na bëni të lumtura
Edhe pse mendoni se nuk është e lehtë të kënaqësh një femër, megjithatë nuk është edhe aq e komplikuar.
Edhe pse ekzistojnë këshilla të shumta sesi të kënaqësh femrën, lehtë mund të krijoni përshtypjen që fjala është pothuajse për ndonjë projekt shkencor për të cilin nevojiten t’i lexoni qindra e qindra faqe librash, trasmeton Telegrafi.
Ekipi i portalit Men’s fitness, ka vendosur t’i pyesë drejtpërdrejt femrat se ku është sekreti, ndërkaq janë përgjigjur femrat e moshës nga 23 deri në 32 vjeçe. Ja çfarë kanë thënë ato:
1. Zonat erogjene nuk janë mit
Mos e nënçmoni ndikimin e puthjeve. Nuk është vetëm mënyra që të na tregoni që keni vendosur të kaloni natën me ne. “Kur i dashuri im më puth në qafë dhe vesh thjesht më duket sikur më ngre në qiell, kështu që ajo ndjenjë më përshkon e gjitha deri te klitorisi”, thotë 27-vjeçarja Tessi.
2. “Dirty talk”’
Nuk është e nevojshme të bisedoni me rrotulla me femrën. Nëse jeni në ndonjë restorant luksoz nuk është e thënë që patjetër t’ju pengojë që në mënyrë të qetë t’i thoni që ndieni kënaqësi që jeni takuar mu tek ajo tavolina dhe t’i thoni se çka do të dëshironit t’i bëni kur të shkoni në shtëpi, thotë 31-vjeçarja Marianna. “Nëse ia bëni me dije femrës se sa e dëshironi, më lehtë do ta realizonit të gjithë imagjinatën me të’, thotë ajo.
3. Mos i harro sisët e femrës
“Është e vështirë të përshkruaj me fjalë se sa më kënaq i dashuri kur i përkushton pak kohë gjoksit tim dhe me butësi luan me të. Kështu më bën të ndihem shumë e relaksuar dhe në çast përjetoj orgazmën”, thotë 27-veçarja Laine.
4. Lëreni të marrë iniciativën
“Më bën të kënaqem shumë kur kam rastin qëndroj mbi të kur ai është i shtrirë. Poza e këtillë për ne femrat është shumë e përshtatshme dhe mbajmë kontrollin për caktimin e tempit”, thotë 24-vjeçarja Brooke. Gjatë gjithë kohës mbajmë kontaktin me sy dhe seksi na bëhet më intensiv. Porosis meshkujt se nuk ka asgjë të keqe që vetëm të rrinë të shtrirë dhe të kënaqen duke na shikuar”.
5. Dushi i përbashkët
Të gjithë thonë të provojmë dush të përbashkët. Kur jeni bashkë nën dush nuk keni nevojë të brengoseni për pamjen as për atë se po ju hyn uji në veshë apo sy, ndërkaq disa pjesë janë të fshehura derisa jeni të puthitur për njëri-tjetrin. Kjo krijon eksitim të madh te të dy partnerët, thotë 29-vjeçarja Julie.
6. Gjeni “pikën”
“Kënaqem kur i dashuri kushton pak më shumë kohë të më hulumtojë, në vend që vetëm të më puthë. Kjo është një ndjenjë aq intensive sa që lehtë përjetoj orgazmën. Kur e bën këtë gjë, e di që vërtet dëshiron që edhe unë të jem e kënaqur”, thotë 26-vjeçarja Chloe.
7. Seksi i mëngjesit
“Kënaqem kur zgjohen me ndjenjën që trupat tanë janë të puthitur njëri për tjetrin dhe të ndiej se si po eksitohem. Pas një nate me gjumë të mirë, seksi në atë pozitë vërtet është i shkëlqyeshëm” thotë 25-vjeçarja Yana.
8. Seksi i befasishëm pas kthimit nga puna
Disa nga përvojat më të mira seksuale me bashkëshortin tim i kam pasur kur fillonte të më prekte pas kthimit në shtëpi nga puna, derisa akoma kam pasur të veshura rrobat e punës. Prandaj, porosis meshkujt që të mos harrojnë zhveshjen e rrobave, thotë 32-vjeçarja Paulina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Kuptimi i numrit dhe i ngjyrës së trëndafilit
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje