LAJMI I FUNDIT:

Tahiri dhe Saraçini u përgjigjen akuzave të Naser Selmanit

Tahiri dhe Saraçini u përgjigjen akuzave të Naser Selmanit

Komisioni ‘Ad-hoc’ për ndjekjen e raportimit të medias në Maqedoni, përgjatë periudhës kohore prej tre muajsh para zgjedhjeve, përveç katër anëtarëve (dy nga LSDM dhe dy nga OBRM-PDUKM), sot duhet të zyrtarizohet edhe anëtari i pestë nga partitë e lartëpërmendura, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani dje ka kritikuar kanditaturën e shqiptarëve në këtë komision. Selmani, dje për Telegrafi Maqedoni është përgjigjur se katër ”naçallnika” maqedon zgjedhin një ”naçallnik” shqiptar.


“Nëse është e vërtetë se në këtë konkurs janë paraqitur dhjetë gazetarë shqiptarë, kjo është turp për neve, njëherë si profesionist dhe si gazetarë por edhe si qytetarë e shqiptarë. Më kështu njerëz pa kurrizorë dhe njerëz partiak nuk mundet të ndërtohet as sistem, as nuk mund të garantohet një proces kredibil ose i besueshëm, sepse populli nuk u beson njerëzve që janë bisht i partive politike”, theksoi Naser Selmani, Kryetarë i SHGM-së.

Selmani: Katër ”naçallnika” maqedonë zgjedhin një ”naçallnik” shqiptar
Lexo po ashtu Selmani: Katër ”naçallnika” maqedonë zgjedhin një ”naçallnik” shqiptar

Selmani më tej për Telegrafi Maqedoni thotë se kjo zgjedhje është në këtë formë ”Katër naçallnika maqedon zgjedhin një naçallnik shqiptar”.

Ndryshe nga nëntë kandidatët shqiptar për komisionin ad-hoc, Sefer Tahiri dhe Petrit Saraçini i janë përgjigjur akuzave të Naser Selmanit.

Sefer Tahiri, i kontaktuar nga Telegrafi Maqedoni, nuk deshti ta komentojë deklaratën e Selmanit me të vetmin qëllim për mos t’i kontribuar përçarjes në SHGM edhe pse ai thotë që personalisht nuk ësht pjesë e SHGM-së.

‘Nuk merrem me atë, nuk dua ta komentoj dhe këtu përfundon krejt ky muhabet. Ky është mandat tre mujor, i përkohshëm. Nuk dua të krijoj përçarje, kurse Naser Selmani i kontribuon përçarjes’, përfundon Tahiri.

Nga ana tjetër, Petrit Saraçini, kandidat për komisionin ‘ad-hoc’ i është përgjigjur ashpër akuzave të Selmanit, duke thënë se këto etiketime të pabaza u’a lë amatorëve si Naser Selmani.

‘Kritika është jorelevante dhe është motivuar prej bindjeve personale dhe jo prej analizave. Sa i përket’naçallnikit’ mos të harrojmë se cili ishte roli i Naser Selmanit në bisedimet me përfaqësuesit e pushtetit, të cilët, mes tjerash sollën gjendjen katastrofale lidhur me legjistraturën mediatike. Të etiketosh dikë pa fakte, pa argumente, duke qenë person i cili përfaqëson një shoqatë gazetarësh, është e papranueshme. Kjo vetëm e dëshmon kapacitetin personal të Naser Selmanit, i cili është një njeri që shpesh ndërron fjalët dhe i cili nuk punon me racio por me emocione. Herë ulet në negociata me pushtetin, herë ngrihet nga tavolina, herë thotë që ligjet që janë sjellë në bashkëpunim me pushtetin, ku ka marrë pjesë në negociata, herë thotë se janë të mira, herë thotë se janë të këqia. Është konsistent në qëndrimet e tia. Unë nuk hy aty për t’i përfaqësuar gazetarët për shkak se gazetarët kanë përfaqësuesit e tyre, shoqatën e gazetarëve, por unë hy aty për të përfaqësuar qytetarët kredon time gazetareske. Nëse hy. Ndërsa etiketimet e pabaza u’a lë amatorëve si Naser Selmani’, përfundon ndër të tjera Saraçini.

Iniciativa e reformave në media erdhën si shkas pas publikimit të aferave gjatë përgjimeve, gjatë muajit shkurt të vitit të kaluar, ku nga bisedat e përgjuara telefonike mes zyrtarëve dhe drejtuesve të mediave dëgjohen kurdisje të raportimeve dhe ndërhyrjes së politikës në pavarësinë e mediave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori