LAJMI I FUNDIT:

Pemët e jashtëzakonshme që u mbijetuan të gjitha llojeve të fatkeqësive (Foto)

Pemët e jashtëzakonshme që u mbijetuan të gjitha llojeve të fatkeqësive (Foto)

Forca e natyrës kalon çdo limit dhe kufi. Do të ju flasim për pemët që u kanë mbijetuar çdo fatkeqësie natyrore dhe njerëzore. Ato kanë qëndruar në këmbë edhe pas aksidenteve ajrore, cunameve, madje edhe bombave atomike në Hiroshima.

Kanë lindur, lulëzuar dhe janë ruajtur me pas me kujdes nga njerëzit. Bëhet fjalë për bredha, pisha, e vidhe, që kanë mundur të rilindin disa metra larg fatkeqësisë dhe që japin shpresë; e që në disa raste janë bërë simbol kujtese për viktimat e pafajshme.

Dardha që i mbijetoi sulmit të 11 shtatorit


DARDHA

Është simbol i rilindjes, pas sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001.

Ajo u nxor nga rrënojat e ish-kullave Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York.

Dardha ishte mbjellë në 1970 dhe u mbulua nga rrënojat e sulmit të përgjakshëm.

Nga pema vetëm një degë e saj nuk ishte dëmtuar dhe që nga vitit 2013 ajo është shpallur simbol dhe ndodhet pranë Memorialit Kombëtar të Manhatanit.

Pema e vidhit që i mbijetoi një bombe

V1 V2

Më 19 prill 1995, një bombë e fuqishme shkatërroi zyrën federale të qendrës së Oklahomas në SHBA, përcjell GSH, duke vrarë 168 persona dhe plagosur 700 të tjerë. Mes të mbijetuarave ishte edhe një vidh që ndodhej pas godinës. Pema ishte dëmtuar shumë, por komuniteti arriti që ta shpëtonte.

Pisha që i mbijetoi cunamit

P1 P2

Në mars të 2011, në Japoni ndodhi një cunami që shkuli të gjithë pyllin që ndodhej në bregdetin e Paqësorit qendror, me përjashtim të një pishe të vetmuar. E vetmja pemë e mbijetuar u cilësua si pisha e mrekullisë dhe u shpëtua falë një kafazi metali.

Hibaku Jumoku i mbijetoi bombës atomike

H1 H2

Pas bombës atomike të lëshuar në Hiroshima në vitin 1945, shumë kishin ngritur hipoteza se asgjë nuk do të rritje me në zonën e prekur. Por pranverën pasardhëse, pema nxori degët e saj mes rrënojave të qytetit, vetëm 370 metra larg shpërthimit.

Pema që i shpëtoi një aksidenti ajror

P111

Në vitin 1992, një avion u rrëzua mbi disa banesa të lagjes Bijlmermeer të Amsterdam në Holandë, duke vrarë 43 persona. Kjo pemë mbijetoi dhe që atëherë është bërë një vend ku kujtohen viktimat e aksidentit. Është pagëzuar si “pema që i ka parë të gjitha”.

Në trend Fun

Më shumë

"Po rinovonim shtëpinë e ëndrrave, ajo që gjetëm na bën të mendojmë se është 'e pushtuar'", çifti suedez ndan historinë e derës sekrete që zbuluan

Interesante
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Iluzioni optik me dy ndërtesa po i lë njerëzit të habitur

Iluzioni optik me dy ndërtesa po i lë njerëzit të habitur

Interesante
Djali 10-vjeçar ka probleme me detyrat e shtëpisë së matematikës - telefonon 911 për ndihmë në Wisconsin

Djali 10-vjeçar ka probleme me detyrat e shtëpisë së matematikës - telefonon 911 për ndihmë në Wisconsin

Interesante
Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë

Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë

Fun
Provimi

Provimi

Fun
Kalo në kategori