LAJMI I FUNDIT:

Vetëvrasje në Kumanovë

Vetëvrasje në Kumanovë

Një person nga Kumanova ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e tij, në rrugën ‘Kirili dhe Metodij’, konfirmoi sot MPB, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kufoma e tij është vërejtur rreth orës 21:15. Mjeku nga Shtëpia e shëndetit-Kumanovë ka konstatuar vdekjen e tij pa gjurmë dhune.

MPB ka informuar se në pajtueshmëri me Prokurorin publik, kufoma e kumanovarit i është dorëzuar familjes. /Telegrafi/